Aeroporti i Tiranës mbyll 2025-ën në krye të rajonit - TIA: Rekord pasagjerësh, 11.6 milionë vetëm në një vit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar për vitin 2025 pozicionin e tij udhëheqës në rajon. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përpunoi gjithsej 11.6 milionë pasagjerë gjatë vitit 2025. Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të kërkesës për udhëtime ajrore dhe zhvillimin e sektorit të turizmit.
Gjatë vitit 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shërbyer si pikë kyçe hyrëse për vizitorët e huaj, por edhe si nyje e rëndësishme lidhëse për udhëtarët shqiptarë drejt destinacioneve europiane dhe më gjerë.
Me një rrjet prej 83 destinacionesh, 27 linjash ajrore dhe lidhje me 25 shtete, TIA po ofron më shumë zgjedhje për pasagjerët shqiptarë duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Europën. TIA mbetet porta kryesore e udhëtimeve për shqiptarët dhe vizitorët që zgjedhin të fluturojnë nga Tirana.
Gjithashtu, TIA po investon në digjitalizim dhe përmirësim të përvojës së udhëtarëve, përmes portave elektronike për kontrolle kufitare më të shpejta; skanerëve të avancuar të sigurisë; zgjerimit të parkimit me mbi 1.900 vende dhe një strukturë shumëkatëshe; bordimit me karta digjitale, duke shmangur pritjet në sportele. Këto masa kanë rritur ndjeshëm efikasitetin dhe kanë krijuar një përvojë më të lehtë dhe më të shpejtë për pasagjerët.
Prodhuesi i baterive anulon investimet në Itali dhe Gjermani - ACC e Stellantis nuk planifikojnë më që të hapin gigafabrikat
Sipërmarrja evropiane e baterive të automjeteve Automotive Cells po pezullon planet për të ndërtuar gjigafabrika baterish në Itali dhe Gjermani, tha të......
SHBA-të sfidojnë kontrollin kinez për mineralet afrikane - Firmat kineze kontrollojnë prej vitesh asetet e bakrit dhe kobaltit
SHBA-të po përdorin marrëveshjet e blerjeve dhe financimin e mbështetur nga shteti për të konkurruar në afat të shkurtër Kinën, në sigurimin e furnizimeve me......
Marrëveshja me SHBA, rafineritë indiane shmangin naftën ruse - Ulje e importeve të naftës ruse nën 1 milion fuçi në ditë deri në mars
Rafineritë indiane po shmangin blerjet e naftës ruse për dorëzim në prill dhe pritet të qëndrojnë larg blerjeve të tilla për një kohë më të gjatë, thanë......
Çmimi i energjisë dhe gazit në qytetet europiane - Cilat janë më të shtrenjtat dhe më të lira në vitin 2026
Çmimet e energjisë për banesa në Evropë u rritën ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në fillim të vitit 2022. Ato u stabilizuan rreth një vit më......
Dollari amerikan humbet ndjeshëm pikë – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar gjatë fundjavës një zbritje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe......
Transporti ajror, Aeroporti i Rinasit i pari në rajon, në 2025 priti e përcolli 11.6 milionë pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza” – TIA mban kreun e renditjes për numrin e pasagjerëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është konfirmuar......
Pezullimi i zv kryeministres Balluku, Rama: Kushtetuesja nuk mori vendim, ne do ta vazhdojmë këtë betejë
Shumica qeverisëse do ta vijojë betejën për atë që kryeministri e quajti tentativë “për të marrë peng qeverinë”. Në episodin e radhës në podkastin e tij Rama......
Në errësirë, Kosova ka humbur rrugën drejt energjisë së ripërtëritshme
Gjashtëqind mijë tonë. Kaq qymyr nxjerr përafërsisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në muaj. Por, kjo sasi e nxjerrë e e përpunuar dhe transformuar në......


