Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2026, 11:41

Si do të ndryshojnë pagat për punonjësit e shëndetësisë? - Nga vjetërisa e punës tek shërbimi larg vendbanimit dhe urgjencat

Nga Fabjona Pasho

Si do të ndryshojnë pagat për punonjësit e

Këshilli I Ministrave ka miratuar një paketë ndryshimesh në skemën e pagave dhe trajtimit financiar për punonjësit e sistemit shëndetësor, duke ndryshuar pagën bazë, shtesat për vjetërsi, urgjencat dhe shërbimet kritike, si dhe kompensimet për punën larg vendbanimit.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me riformulimin e shtesës për vjetërsi në punë, e cila tashmë do të llogaritet mbi pagën e pozicionit dhe do të pësojë rritje progresive sipas viteve të shërbimit. Konkretisht, punonjësit e sistemit shëndetësor do të përfitojnë një shtesë prej 0.6% për çdo vit pune për 10 vitet e para, 0.8% për 20 vite dhe 1% për 30 vite shërbim. Kjo formulë synon të vlerësojë përvojën dhe qëndrueshmërinë në sistem.

Vendimi parashikon gjithashtu shtesa mujore të posaçme për shërbimet kritike dhe më të ngarkuara të spitaleve. Mjekëtq ë punojnë në urgjencë, reanimacion, hemodinamikë, në njësitë e aksidenteve cerebrale dhe në neonatologji, do të përfitojnë një shtesë prej 18 mijë lekësh në muaj. Ndërkaq, infermierët, teknikët e imazherisë dhe laboratorit në këto shërbime, si dhe mjekët dhe infermierët e urgjencës mjekësore paraspitalore në Qendrën Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, do të marrin një shtesë mujore prej 12 mijë lekësh.

Një tjetër element i rëndësishëm i vendimit lidhet me pagesat për shërbimin e urgjencës dhe të rojës, të cilat janë rritur dhe diferencuar sipas orarit të punës dhe ditëve të javës. Për shërbimet 24-orëshe, pagesat variojnë nga 2,700 lekë në ditët e zakonshme, deri në 3,200 lekë për ditët e diel dhe festat zyrtare, ndërsa parashikohen tarifa të veçanta edhe për sistemet 16 dhe 12-orarëshe.

Vendimi rikonfirmon gjithashtu kompensimin mujor për mjekët dhe personelin teknik që punojnë larg vendbanimit të tyre, një masë që synon të mbulojë vështirësitë e shërbimit në zona të largëta ose me mungesë personeli shëndetësor.
Në kuadër të politikës së përgjithshme të pagave, skema e re përfshin edhe indeksimin me 2.5% të pagave të pozicioneve në sistemin shëndetësor, si pjesë e rregullimit vjetor të pagave në sektorin publik për vitin 2026.

Ndryshimet gjithashtu prekin apektet organizative të insitucioneve shtetërore, duke u dhënë titullarëve mundësinë të kontraktojnë deri në tre këshilltarë të jashtëm, shqiptarë ose të huaj, me pagesë mujore deri në 112.750 lekë pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi i ri i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026 dhe zbatohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike, përfshirë ato në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, sistemin e burgjeve dhe Policinë e Shtetit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat