Bota Postuar më 9 Shkurt 2026, 09:58

SHBA-të sfidojnë kontrollin kinez për mineralet afrikane - Firmat kineze kontrollojnë prej vitesh asetet e bakrit dhe kobaltit

Nga SCAN TV

SHBA-të sfidojnë kontrollin kinez për mineralet afrikane - Firmat

SHBA-të po përdorin marrëveshjet e blerjeve dhe financimin e mbështetur nga shteti për të konkurruar në afat të shkurtër Kinën, në sigurimin e furnizimeve me bakër afrikan, kobalt dhe minerale të tjera kritike, thanë diplomatët, kësaj jave. Fokusi i Uashingtonit është te Zambia, Guinea dhe Republika Demokratike e Kongos. Kjo e fundit përbën më shumë se 70% të furnizimeve globale të kobaltit dhe prodhoi rreth 3.3 milionë ton metrikë bakri në vitin 2024.

Megjithatë, në vend që t’i vendosë operatorët amerikanë në vende me risk të lartë, SHBA-të po anojnë drejt marrëveshjeve me kompanitë shtetërore minerare vedase, për ta tërhequr prodhimin, që deri tani furnizon përpunuesit kinezë, për në SHBA.

"Ne tashmë po shohim angazhimin e SHBA-së që riformëson rrjedhat minerale nga Afrika", tha Thomas Scurfield, një analist i tregjeve. Sipas tij SHBA-të po investojnë para, por mbetet për t’u parë nëse mund të konkurrojnë me shkallën dhe shpejtësinë e Kinës.

Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini pritet të kërkojnë angazhime të reja në eventin e minierave në Cape Town këtë javë.

Firmat kineze ende kontrollojnë shumë nga asetet më të mëdha të bakrit dhe kobaltit në Kongos, dhe e kanë drejtuar pjesën më të madhe të prodhimit në Kinë për rafinim për më shumë se një dekadë. Përtej bakrit dhe kobaltit, Kongo po shfaqet si një furnizues i zinkut, germaniumit dhe galiumit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat