Ndalohet ngadalësimi i internetit nga operatorët - AKEP: Të mos favorizojnë aplikacione të caktuara dhe penalizojnë të tjerat

Një paketë rregullash të reja synojnë të ndalojnë bllokimin, ngadalësimin apo favorizimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit nga operatorët.
Dokumenti i publikuar për konsultim publik nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka të bëjë me të ashtuquajturin “internet i hapur”, një koncept që prek drejtpërdrejt mënyrën se si qytetarët përdorin internetin çdo ditë, në celular, në shtëpi, në punë apo në shkollë.
Me fjalë të tjera, interneti i hapur do të thotë që operatori nuk zgjedh për ty se çfarë funksionon më mirë në internet. Nuk lejohet që disa aplikacione të hapen shpejt, ndërsa të tjerat të ngadalësohen, të bllokohen apo të trajtohen ndryshe për arsye tregtare.
Sipas projekt-udhëzimit, qytetarët kanë të drejtë të kenë akses të plotë dhe të barabartë në çdo faqe interneti, rrjet social, aplikacion komunikimi apo platformë video, për sa kohë që përmbajtja është e ligjshme. Kjo përfshin shërbime të përdorura gjerësisht si YouTube, TikTok, Facebook, ËhatsApp, Zoom apo platformat e mësimit dhe punës online.
AKEP sqaron se praktika të tilla si “interneti falas” vetëm për disa aplikacione, apo trajtimi preferencial i platformave partnere, bien ndesh me parimin e internetit të hapur. Kjo do të thotë se operatorët nuk duhet të krijojnë “internet me dy shpejtësi”, ku disa shërbime privilegjohen dhe të tjerat penalizohen.
Dokumenti pranon se operatorët mund të ofrojnë paketa të ndryshme interneti, me shpejtësi dhe limite të ndryshme, por vendos një kufi të qartë: nëse shpejtësia bie pas mbarimit të paketës, ajo duhet të bjerë njësoj për të gjithë internetin, jo vetëm për aplikacione të caktuara.
Një tjetër element i rëndësishëm është transparenca ndaj konsumatorit. Operatorët do të jenë të detyruar të informojnë qartë qytetarët për shpejtësinë reale të internetit, kushtet e kontratës, praktikat e menaxhimit të trafikut dhe të ofrojnë mekanizma ankese kur shërbimi nuk përputhet me atë që është premtuar.
Dokumenti parashikon gjithashtu një rol më aktiv të AKEP në monitorimin dhe mbikëqyrjen e tregut, duke i dhënë autoritetit bazë ligjore për të ndërhyrë dhe për të marrë masa korrigjuese në rast shkeljesh nga operatorët.
Ky projekt-udhëzim është pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Evropian.
Indeksi I shteteve përgjegjës/ Ku renditet Shqipëria? Pozicionohemi përpara shumë ekonomive të zhvilluara dhe në krye të rajonit
Indeksi i Kombit Përgjegjës (Responsible Nation Index – RNI) 2026 përfaqëson një ndryshim thelbësor në mënyrën se si matet suksesi i një shteti në nivel......
Çmimi i naftës bie me më shumë se 1% - Bisedimet SHBA-Iran lehtësojnë shqetësimet për furnizimin
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% këtë të hënë, ndërsa frika për një konflikt në Lindjen e Mesme u zbut pasi SHBA-të dhe Irani u zotuan të vazhdojnë......
Evropianët po pasurohen, por jo të gjithë njëlloj? - Çfarë mund të sigurojmë me të ardhurat reale të familjes
"Të ardhurat reale të familjes" janë ato që keni në të vërtetë pas taksave dhe inflacionit. Në veri të europës, çmimet e larta e bëjnë shumë më të shtrenjtë......
Aeroporti i Tiranës mbyll 2025-ën në krye të rajonit - TIA: Rekord pasagjerësh, 11.6 milionë vetëm në një vit
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar për vitin 2025 pozicionin e tij udhëheqës në rajon. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Këshilli......
Prodhuesi i baterive anulon investimet në Itali dhe Gjermani - ACC e Stellantis nuk planifikojnë më që të hapin gigafabrikat
Sipërmarrja evropiane e baterive të automjeteve Automotive Cells po pezullon planet për të ndërtuar gjigafabrika baterish në Itali dhe Gjermani, tha të......
SHBA-të sfidojnë kontrollin kinez për mineralet afrikane - Firmat kineze kontrollojnë prej vitesh asetet e bakrit dhe kobaltit
SHBA-të po përdorin marrëveshjet e blerjeve dhe financimin e mbështetur nga shteti për të konkurruar në afat të shkurtër Kinën, në sigurimin e furnizimeve me......
Marrëveshja me SHBA, rafineritë indiane shmangin naftën ruse - Ulje e importeve të naftës ruse nën 1 milion fuçi në ditë deri në mars
Rafineritë indiane po shmangin blerjet e naftës ruse për dorëzim në prill dhe pritet të qëndrojnë larg blerjeve të tilla për një kohë më të gjatë, thanë......
Çmimi i energjisë dhe gazit në qytetet europiane - Cilat janë më të shtrenjtat dhe më të lira në vitin 2026
Çmimet e energjisë për banesa në Evropë u rritën ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në fillim të vitit 2022. Ato u stabilizuan rreth një vit më......


