Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2026, 12:46

Pengesat për bizneset në Shqipëri, Hasalla: Integrimi në BE krijon mundësi për kompanitë shqiptare

Nga Diamila Leka

Pengesat për bizneset në Shqipëri, Hasalla: Integrimi në BE

Shqipëria si një treg i vogël, e bën sfidues zhvillimin e disa bizneseve. Nuk mungojnë idetë e mira dhe investimet, por për disa sektorë, madhësia e tregut dhe numri i kufizuar i klientëve e bëjnë të vështirë mbijetesën dhe zgjerimin.

Në një intervistë për Scan Tv, ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla, theksoi se bizneset që lidhen me produkte luksoze, shërbime shumë të specializuara apo projekte teknologjike të avancuara shpesh nuk mund të funksionojnë vetëm me tregun vendas.

“Shqipëria nuk është një treg i keq, por një treg i vogël. Pra, ka shpesh biznese të cilët e kanë të vështirë të funksionojnë në një treg kaq të vogël sa është Shqipëria. Shembulli i këtyre bizneseve mund të jenë biznese që merren me çështje që kanë të bëjnë me luksin, ose studio të mëdha arkitekturore të cilat bëjnë vila që kushtojnë shumë dhe kanë një treg shumë të vogël. Ose le të themi që tregu shqiptar në vetvete do duhet të suplementoheshe nga blerës të huaj, për ndryshe doishte e vështirë që këto të mbijetonin. Një shembull tjetër mund të jenë kompanitë që merren me menaxhimin e logjistikës së mëdha, ato që merren me menaxhimin e porteve, ose të aeroporteve të mëdhaja. Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria ka një treg shumë të vogël dhe është e vështirë që kompani të tilla, të gjejnë punë në Shqipëri dhe të vazhdojnë të mbijetojnë. Ajo që duhet të vihet re veçanërisht është që nëse një kompani e këtij niveli që merret me këto gjera që janë të avancuara ose teknologjia, bioteknologjia, kanë nevojë që të punojë ose me klient të huaj, ose të hapet online. Pra të ketë një funksionim shumë herë më të madh sesa tregu i brendshëm në Shqipëri.”

Sipas ekspertes, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të rrisë mundësitë për këto biznese. Hapja drejt tregut europian do të krijojë mundësi për kompani shqiptare që të punojnë me klientë jo vetëm vendas, por edhe ndërkombëtarë.

“Patjetër që po, sepse i bie në këtë rast, vetë Shqipëria do jetë e hapur gjithashtu për tregun europian. Kjo do kërkojë disa hapa të caktuar, nuk është diçka që do bëhet menjëhere dhe nuk është e lehtë që i gjithë tregu shqiptar të bëhet pjesë e tregut europian, të biznesit të tregtisë. Por duke i bërë këto hapa do jetë mundësia më e mirë për kompanitë shqiptare që të happen në tregun e tyre dhe të kenë klientë jo vetëm shqiptar, por edhe klient të huaj. Disa prej tyre patjetër që janë hapur në ketë treg, dhe vazhdojnë dhe punojnë dhe me klientë të huaj europian, ose edhe amerikan, Australian etj etj, por do jetë shumë herë më e lehtë për një shumë, shumëherë më të madhe të kompanive shqiptare që punojnë me këto klientë. Sepse çfarë do të thotë kjo? Do ketë patjetër detyrime, standard europiane të cilat kompanitë do duhet t’i përmbushin. Në kohën që ato i përmbushin, do jetë më e lehtë që të hyjnë në tregun europian. Të shesin produktet e tyre, të shesin shërbimet e tyre, apo çfarë ato prodhojnë e bëjnë.”

Ndër të tjera theksoi se suksesi i bizneseve shqiptare nuk varet vetëm nga ideja apo investimi, por edhe nga aftësia për t’u hapur në tregje ndërkombëtare dhe për të respektuar standardet europiane.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat