Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2026, 12:31

Pasuritë e krimit për shtresat në nevojë, Koçiu: Paratë tek familjet që e pësojnë nga kriminaliteti

Nga Fabjona Pasho

Pasuritë e krimit për shtresat në nevojë, Koçiu:

15 milionë lekë nga pasuritë e sekuestruara të krimit do të vendosen në shërbim të shtresave në nevojë. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka shpallur thirrjen për financim projektesh për organizatat jofitimprurëse, në kuadër të Fondit të Posaçëm për Parandalimin e Kriminalitetit.

Projektet që do të financohen duhet të adresojnë një ose më shumë fusha prioritare, si: rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i shtresave në nevojë, parandalimi i kriminalitetit dhe riintegrimi i personave të prekur nga krimi, asistenca dhe rehabilitimi i viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit, rehabilitimi dhe trajtimi i përdoruesve të substancave narkotike, mbrojtja e të drejtave të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe asistenca për viktimat e trafikut të qenieve njerëzore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat