Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2025, 13:50

KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të madh ballkanik të KFC

Nga SCAN TV

KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të

KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri. Kjo iniciativë shënon nisjen e një etapë të re zhvillimi, për një nga markat më të njohura ndërkombëtare në vend.  

Investimet dhe strategjia e KAN, do të synojnë zgjerimin e shpejtë në mbarë vendin, që KFC të vazhdojë të jetë zgjedhja e parë e konsumatorëve, në kërkim të ushqimit cilësor, të shpejtë dhe të sigurt.

CEO i KAN, z. Kujtim Gazideda, thekson: “KAN planifikon hapjen e 20 pikave të reja të KFC, në të gjithë Shqipërinë, me synim që të jemi gjithnjë e më afër konsumatorit tonë. KFC do të vazhdojë të udhëheqë transformimin e tregut të restoranteve, me teknologji dhe shërbime inovative që e bëjnë përvojën e KFC pjesë të përditshmërisë së tyre. Gjithashtu synojmë të krijojmë partneritet me prodhues vendor, duke u mundësuar furnizmin e pikave të KFC, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.”

CEO garanton gjithashtu se shërbimi, cilësia dhe siguria ushqimore, mbeten prioriteti kryesor i KAN, sipas standardeve ndërkombëtare të KFC.

Me mbi 35 restorante dhe 1000 punonjës në rajon (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi), KAN përfaqëson një fuqi të konsoliduar në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), duke sjellë zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja punësimi, në vendet ku operon.

KAN, ka arritur të jetë marka më e njohur dhe e besuar në tregun rajonal. I njohur për standardet e larta të operimit dhe cilësisë, në përputhje me kërkesat e Yum! Brands, KAN është garancia e fillimit të një kapitulli të ri cilësie, zhvillimi e inovacioni, për rrjetin KFC, në gjithë rajonin tonë.

KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat