Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2025, 13:24

Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në kufi - AMF: Primet kufitare bien në 438 milionë lekë, kontratat ulen me gati 2%

Nga Ledina Elezi

Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në

Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak.

Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.7 miliardë lekësh deri në tetor të këtij viti, duke u rritur me 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenit. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 euro.

Ky reduktim i çmimit nuk ka sjellë ulje të ardhurash për kompanitë e sigurimit. Kjo mund të ketë ardhur për disa arsye, duke nisur që nga numri më i madh makinave që janë siguruar, që mund të jenë ato që kanë lëvizur drejt Malit të Zi në këtë periudhë, mund të ketë ardhur për shkak se qytetarët kanë zgjedhur edhe Karton Jeshil me një afat tjetër kohor, pra jo për 1 vit, por po ashtu edhe për shkak të lëvizjeve të shtuara të qytetarëve me makinë drejt vendeve të tjera të Evropës, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Nga ana tjetër, e kundërta ka ndodhur me sigurimin kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë. Referuar shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto kanë rënë në 438 milionë lekë, rreth 1.4% më pak se në janar-tetor të 2024. Edhe numri i kontratave është ulur me gati 1.7%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat