Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2025, 17:47

''Investime në energji dhe turizëm''/ Balluku në Austri: Projektet e ardhshme, kontribut në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave

Nga SCAN TV

''Investime në energji dhe turizëm''/ Balluku

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri. Ajo është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.
Delegacionet e të dy vendeve, diskutuan mbi projektet aktuale dhe potencialet për zgjerim bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe turizmit, si dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik, si dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Theksuam rëndësinë e investimeve austriake në sektorin energjetik dhe atë turistik, si dhe shkëmbyem ide për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave”- u shpreh znj.Balluku.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për finalizimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti. Ky është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit mes dy vendeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat