Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin - Hasani: “Ndjekim me përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë”
Një ditë historike sot në Ulqin, në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë, në praninë e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović; përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarëve ulqinakë etj.
Inaugurimi i kësaj konsullate është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura”, u shpreh Hasani.
Ai theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare e ndjek gjithmonë me kujdes dhe përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sipas tij, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën demokratike dhe euroatlantike të vendit, dhe ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese. “Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë rol dhe të inkurajojmë përfaqësimin e tyre aktiv në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, cilësoi ai.
Në kuadër të vizitës në Ulqin, Ministri zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.
Ai vizitoi edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare, Libraria Ulqini, për të cilën vlen të theksohet se në fillim të këtij viti është bërë disbursimi i një shume prej 50 mijë eurosh për librarinë, ndërsa garantoi se do të vijojë mbështetja financiare për funksionimin e kësaj qendre.
Gjatë vizitës, Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, për të shkëmbyer ide dhe diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale.
Sondazh

Eksportet e bimëve mjekësore, në rrezik! - Kërkesat për qeverinë: Rimbursim 10% i TVSH, aq sa tarifa e Trump
Industria e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë, në një deklaratë për median lidhur me vendosjen e tarifës 10% nga presidenti Amerikan Donald Trump......

Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për diasporën - KQZ publikon udhëzuesin për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve
Kanë mbërritur 250 724 mijë fletë votimi për zgjedhësit që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka njoftuar......

Cilat janë valutat më të sigurta në treg që po i bëjnë ballë tarifave të vazhdueshme të Trump?
Investitorët po grumbullohen drejt aseteve të sigurta pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi një sërë tarifash reciproke javën e kaluar dhe aktualisht......

Rrjeti i bankave u zgjerua me 11 degë të reja - BSH: Numërohen rreth 400 në të gjithë vendin. Me rritje edhe pikat e këmbimit valutor
Në vitin që lamë pas, rrjeti i bankave në Shqipëri është zgjeruar me 11 degë të reja. Kjo shtrirje më e gjerë e bankave në territor, rrit edhe më tepër......

Sa preken fasonët nga tarifat e SHBA? - Zekja: Eksportet tona do të ndikohen nga taksat e vendosura për Europën
Për importet nga vende të ndryshme të botës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, aplikoi tarifa suplementare. Ndaj vendit tonë......

Rritet numri i rasteve të krimit kompjuterik - Dokuzi: Në fokus sektori financiar, por edhe informacioni privat
Zhvillimi i teknologjisë viteve të fundit ka thjeshtuar shtigjet për të huajt, por edhe për shqiptarët, për të zgjeruar aktivitetin e krimit......

“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 536 mln lekë
Gjatë vitit 2024 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të......

Abuzimet me taksat, rritet numri i procedimeve penale - Gjeografia e të pandehurve, kryeson fshehja e të ardhurave
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2024 kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Referuar raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm,......