Shqipëria Postuar më 7 Prill 2025, 13:39

Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për diasporën - KQZ publikon udhëzuesin për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve

Nga Diamila Leka

Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për

Kanë mbërritur 250 724 mijë fletë votimi për zgjedhësit që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinente të tjera, si Amerika e më gjerë, fletët e votimit do të mbërrijnë nga data 15 deri më 25 prill.

Por cili është udhëzuesi për procedurën e votimit?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, tashmë ka bërë publik edhe udhëzuesin i cili do t’i shërbejë votuesve që të plotësojnë saktë fletën e votimit dhe njëherësh të mos bëjnë asnjë shënim mbi zarfe ku duhet të fusin fletën.

Si fillim, brenda zarfit të shërbimit postar do të gjendet zarfi për kthimin e fletës së votimit, si dhe zarfi B, i cili ka fletën e votimit, dhe zarfi A në të cilën do të vendoset fleta e votimit. KQZ, njopfton se plotësimi i fletës së votimit do të bëhet duke votuar në mënyrën A, vetëm për partinë ose vetëm për koalicionin e partive dhe mënyrën B, vetëm për një nga kandidatët.

Por, nuk duhet të votohet për një parti apo koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër, ndërsa duhet përdorur shenja (x) ose (+), brenda kutisë së bardhë dhe duhet votuar me stilolaps me ngjyrë blu ose të zezë.

Në momentin që keni përfunduar votimin, duhet të ripalosni fletën e votimit dhe ta vendosni në zarfin A, në të cilin duhet të fusni vetëm fletën e votimit dhe duhet të siguroheni që ta ngjisni. Më pas, zarfin A duteni brenda zarfit B dhe gjithashtu siguroheni ta ngjisni. Procedura e fundit është vendosja e zarfit B, brenda zarfit të shërbimit postar dhe kontaktoni korrierin e shërbimit postar për ta dorëzuar zarfin.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat