Abuzimet me taksat, rritet numri i procedimeve penale - Gjeografia e të pandehurve, kryeson fshehja e të ardhurave
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2024 kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
Referuar raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm, evidentohet një rritje prej 6,4% e numrit të procedimeve të regjistruara, por një ulje prej 22,2% e numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2023.
Në lidhje me të pandehurit, për këto grup veprash penale vihet re ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2023 prej 60%, ulje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë prej 57,7% dhe rritje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 67,4%.
86,6% e të pandehurve janë të gjinisë mashkullore, sa i përket gjendjes shoqërore, 86,9% rezultojnë të punësuar në sektorin privat; 80,4% kanë vendbanimin në qytet; 94,9% janë të padënuar më parë.
Lidhur me shpërndarjen gjeografike, numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet është në prokuroritë pranë gjykatave së shkallës së parë: Tiranë 32% e numrit total të procedimeve të regjistruara, Sarandë 12%, Durrës 10%, Dibër dhe Korçë 7% të numrit total të procedimeve të regjistruara, etj.
Vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara për këto grup vepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Shkodër dhe Gjirokastër ku janë regjistruar përkatësisht, 2% e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Sa i takon karakteristikave të veprave penale, peshën kryesore e zë fshehja e të ardhurave me 58.3%, moslëshimi i kuponit tatimor me 26%, si dhe mospagimi i taksave dhe tatimeve me 12.6%. Në raport me një vit më parë, procedimet e regjistruara kanë pasur rritje të ndjeshme sa i takon moslëshimit të kuponit tatimor, dhe rënie për dy veprat e tjera.
Sondazh

4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë
Katër pajisje të reja skaneri për kryerjen e kontrollit të bagazheve të pasagjerëve në mënyrë të shpejtë dhe efikase janë vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar......

Tarifat “godasin” 380 mld euro mallra të BE-së - Blloku përgatit kundërmasat për të “detyruar” SHBA-në të negociojë
Bashkimi Evropian vlerëson se tarifat globale gjithëpërfshirëse të Donald Trump do të zbatohen për rreth 70 për qind të eksporteve të bllokut në Shtetet e......

Rrjetet sociale, terren i artë për reklamuesit/ “Klasikët” sigurojnë marketingun më të gjerë në Shqipëri
Mediat sociale janë bërë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme në Shqipëri, duke ofruar jo vetëm komunikim dhe argëtim, por edhe një terren të artë për......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim - Kreditë 120.5 mln euro me BEI dhe BERZH drejt miratimit final
Kreditë për rehabilimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt miratimit duke i hapur rrugë tenderit të punimeve. Kosto totale e projektit......

Serbia “përgatit” qeverinë e re - Kush është i përzgjedhuri i Vuçiç për të drejtuar vendin?
Serbia do të ketë një qeveri të re deri më 18 prill me Đuro Macut që do të jetë kryeministër, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç. Qeveria e mëparshme e......

Pastrimi i parave, rreth 1632 raste të dyshimta - Raporti: 10.7 mln euro pasuri e bllokuar. Origjina, nga trafikimi i lëndëve narkotike
Gjatë vitit të kaluar janë raportuar më pak raste të dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së......

BE “vëzhgon” devijimin e eksporteve kineze - Pritet të kufizojë importet e çelikut dhe elektronikës nga Pekini
Me fillimin e tarifave reciproke, Bashkimi Evropian pret që mallrat e destinuara më parë për SHBA-në të kërkojnë tregjet e bllokut. Burimet e rinovueshme......

Ndryshime në skemën e kreditimit studentor - Aplikimi përmes e-Albania, interesat mbulohen nga shteti
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin për “përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”, me qëllim lehtësimin e procedurave për......