Pastrimi i parave, rreth 1632 raste të dyshimta - Raporti: 10.7 mln euro pasuri e bllokuar. Origjina, nga trafikimi i lëndëve narkotike
Gjatë vitit të kaluar janë raportuar më pak raste të dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, në 2024 janë regjistruar 1,632 raportime për aktivitete të dyshimta, një rënie me 5.5% në krahasim me 2023.
Bankat vijojnë të jenë ato që raportojnë më tepër, ndjekur më pas nga noterët dhe shoqëritë e transfertave. Megjithatë, llogaritur me vitin 2023, ka pasur një rritje me 13% të raportimeve nga shoqëritë e transfertave, me 100% të shoqërive të tregtimit të mjeteve motorike dhe shoqërive të pagesave elektronike, ndërsa konstatohet një rënie me 66% të raportimeve për pastrim parash dhe financim të terrorizmit të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me 50% të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por rënie ka edhe nga bankat, noterët dhe zyrat e këmbimit valutor.
Edhe për vitin 2024, sasia e parasë së pisët që pastrohet nëpërmjet sistemit financiar vjen nga krimet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, mashtrimi, korrupsioni, rastet kur personat kanë pasur precedentë të mëparshëm kriminalë apo procedim të mëparshëm.
Pavarësisht se rastet e raportuara si të dyshimta për pastrim parash kanë qenë më pak se në 2023, vlera e pasurive të bllokuara kap shifra rekord. Gjatë 2024 janë nxjerrë në total 11 urdhra bllokimi të përkohshëm për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 10.7 milionë euro, të cilat janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës në masën 97%.
Aktivitetet e dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit lidhen me depozitime të parasë fizike në vlera të larta, me burim të panjohur ose të pajustifikuar të fondeve; transferta të dyshimta (në mbërritje apo në dalje edhe në tentativë) me përfshirje të subjekteve, shtetasve të huaj dhe të pajustifikuara me dokumentacion mbështetës; kryerja e transaksioneve të copëzuara me qëllim për shmangien nga raportimi nën pragun e përcaktuar; tërheqjet në vlera të larta, pa argumente të besueshme për arsyen e këtyre veprimeve apo destinacionin e fondeve; veprime financiare të lidhura me dyshime për evazion fiskal ose fshehje të ardhurash dhe të tjera.
Si rezultat i mospërmbushjes në nivelin e duhur të përputhshmërisë me kuadrin rregullator për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, janë vendosur gjoba në një vlerë totale prej 4.6 milionë lekësh për 12 subjekte, shumica prej të cilëve ndaj noterëve.
Sondazh

BE “vëzhgon” devijimin e eksporteve kineze - Pritet të kufizojë importet e çelikut dhe elektronikës nga Pekini
Me fillimin e tarifave reciproke, Bashkimi Evropian pret që mallrat e destinuara më parë për SHBA-në të kërkojnë tregjet e bllokut. Burimet e rinovueshme......

Ndryshime në skemën e kreditimit studentor - Aplikimi përmes e-Albania, interesat mbulohen nga shteti
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin për “përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”, me qëllim lehtësimin e procedurave për......

Kriptovalutat i bashkohen trazirave të tregut global – Bitcoin pëson humbje të mëdha brenda natës!
Bitcoin ra nën nivelin e 78,000 dollarëve, ndërsa investitorët po përgatiteshin për më shumë paqëndrueshmëri në tregjet financiare, pasi aksionet amerikane......

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim fuqizon produktet e markës “Made in Albania”!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen aty, ku mjete të rënda po punojnë për......

Austria mbyll 24 pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë pas shpërthimit të sëmundjes së kafshëve, Afta Epizootike!
Austria ka mbyllur dy duzina pika kufitare me fqinjët e saj Hungarinë dhe Sllovakinë në një përpjekje të madhe për të frenuar përhapjen e sëmundjes Afta......

Temperatura deri në -9 °C në veri të vendit – ARRSH informon mbi situatën aktuale të akseve rrugore!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e dëborës në Veri dhe Juglindje të vendit pa shkaktuar probleme me......

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Po e marr në emër të gjithë shqiptarëve!
Kryeministri Edi Rama u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, një medalje e akorduar posaçërisht për......

Energjia elektrike, 30% më e lirë në mars - Burimet e rinovueshme dhe rritja e temperaturave, faktorët kryesorë
Sipas të dhënave të Eurelectric, prodhimi i energjisë elektrike në termocentralet diellore dhe bërthamore, i kombinuar me temperaturat më të larta, uli......