Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2026, 10:58

Importet e makinave në rritje, kryeson Koreja e Jugut - Mbi 6 mijë mjete të regjistruara në muaj, Tirana me peshë kryesore

Nga Diamila Leka

Importet e makinave në rritje, kryeson Koreja e Jugut - Mbi 6 mijë

Regjistrimet për herë të parë të mjeteve në vend kanë shënuar rritje në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR, gjatë muajit janar janë regjistruar për herë të parë 6,895 mjete, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2024.

Në total, për vitin 2026 deri tani numërohen 5,673 autovetura, ndërsa regjistrimet përfshijnë 26 lloje mjetesh dhe 221 marka të ndryshme.

Sipas kategorive të blerjes, 4,389 mjete rezultojnë të përdorura dhe të blera jashtë Shqipërisë, ndërsa 1,037 janë mjete të reja në total.

Tirana kryeson për numrin e regjistrimeve gjatë muajit janar, me 2,771 mjete të regjistruara gjithsej. Nga këto, 1,633 janë mjete të përdorura, ndërsa 636 janë mjete të reja, të blera jashtë vendit. Pas Tiranës renditet Durrësi, si qarku i dytë me numrin më të lartë të regjistrimeve, me 1,075 mjete në total.

Referuar të dhënave të DPSHTRR për ndarjen sipas tipologjisë, autovetura janë 5,140. Prej tyre, 392 janë mjete të reja të blera jashtë Shqipërisë, ndërsa pjesën më të madhe e zënë mjetet e përdorura të importuara, që arrijnë në 3,545 në total.

Sa i përket origjinës së mjeteve, vendin e parë e zë Koreja e Jugut me 1,747 mjete. Më pas renditet Gjermania me 1.32 mjete, Kina me 945 mjete, Italia me 903 dhe Zvicra në vendin e pestë me 526 mjete.

Të dhënat tregojnë një volum të lartë hyrjesh në tregun e automjeteve dhe një shumëllojshmëri të gjerë markash dhe kategorish të regjistruara vetëm në muajin e parë të vitit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat