Mali i Zi, Presidenti dekretoi 25 ligjet për integrimin në BE - Milatoviç: Në Mal të Zi e dinë kush po e pengon integrimin

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, ndryshoi mendje dhe vendosi të dekretojë 25 ligjet që i cilësoi “të vlerësuara si të papranueshme” dhe që kishte planifikuar t’ua kthente deputetëve “për rishqyrtim”. Sipas Milatoviçit, pritja që ato rishqyrtoheshin seriozisht nga Parlamenti nuk do të kishte efekt. “Përbërja aktuale e Parlamentit është e tillë që ligjet, për fat të keq, do të miratohen pa lexim dhe debat përmbajtjesor. Kjo është arsyeja pse i shpalla ligjet e miratuara, sepse nëse do t’u ktheheshin deputetëve, me pritjen se do të lexoheshin dhe do të shqyrtoheshin seriozisht, nuk do të kishin efekt”, vërejti Milatoviç në një njoftim për shtyp.
Më 2 shkurt, në dy seanca të jashtëzakonshme, deputetët miratuan pa debat 25 ligje që konsideroheshin të nevojshme për të përmbushur kriteret në negociatat e pranimit të vendit në BE, por të nesërmen Presidenti tha se ligjet do t'u ktheheshin deputetëve, pasi "reformat evropiane nuk nënkuptojnë thjesht ngritjen e duarve në Kuvend".
Ministrja e Çështjeve Evropiane, reagoi duke thënë se Presidenti po “merrte rolin e frenuesit kryesor në rrugën evropiane”.
Në të njëjtën kohë, mediat raportuan se një vendim i tillë “mund të ngadalësojë mbylljen e disa kapitujve negociues në mars ose prill”.
Në njoftimin për shtyp, Presidenti mohoi pretendimet se donte të ngadalësonte procesin e pranimit të vendit në BE. “Të gjithë në Mal të Zi e dinë të vërtetën: rruga drejt BE-së pengohet nga pengimi i zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nga situata në fushat e sigurisë dhe drejtësisë, nga marrëveshjet jotransparente me Emiratet e Bashkuara Arabe nga një ekonomi e dobët dhe punësimi partiak”, vërejti kreu i shtetit malazez. Milatoviç shtoi se “rruga drejt BE-së pengohet nga fakti që nuk kemi ligje për Qeverinë dhe Kuvendin, dhe nga mungesa e përparimit në reformën zgjedhore dhe nga personat e lidhur me krimin që mbajnë poste të larta shtetërore”.
SHBA: 2 poste komanduese të NATO-s për europianët - Administrata Trump: Duhet një NATO e udhëhequr nga Europa
Shtetet e Bashkuara do t'ua dorëzojnë oficerëve evropianë dy nga postet kryesore komanduese të NATO-s - në Napoli të Italisë dhe Norfolk të Virxhinias, tha......
SHBA-të udhëzime për anijet në Ngushticën e Hormuzit - “Anijet me flamur amerikan sa më larg nga deti territorial i Iranit”
Shtetet e Bashkuara lëshuan këtë javë udhëzime të reja për anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe detare për furnizimet me......
Gabime në mjekime, çfarë mund të na japë AI? - ‘Chatgpt nuk mund të zëvendësojë mjekun profesionist’
Inteligjenca artificiale po trondit industritë, nga softuerët dhe drejtësia tek argëtimi dhe arsimi. Tanimë ajo po paraqet sfida sektorin e shëndetësisë,......
Inovacioni i së ardhmes: Rrjet 4G në hapësirë - Akulli hënor në fokusin bazë të bashkëpunimit NASA-Nokia
NASA dhe kompania telefonike Nokia janë bashkuar për të ngritur një rrjet celular në Hënë me qëllim iniciativën e hedhjes së themeleve në praninë afatgjatë......
“Evropë me dy shpejtësi” përpara samitit të Dragit - Von der Leyen: Të shtyjmë përpara axhendën ekonomike
Ursula von der Leyen ka sugjeruar që vendet që janë të gatshme të punojnë për çështjet ekonomike duhet të vazhdojnë në grupe më të vogla nëse nuk mund të......
Shqipëri dhe Belgjikë, platformë e përbashkët për emigracionin e paligjshëm - Ministria e Brendshme: Sistem i integruar elektronik për procesin e rikthimeve
Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion një platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të......
Dollari amerikan vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar lehtshëm pikë këtë mëngjes është dobësuar sërish në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.6 lekë dhe......
Maqedoni e Veriut, korrupsioni shihet si sistematik por toleranca publike ndaj tij po rritet
Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit (CAR) 2025 i publikuar së fundmi nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, zbulon se korrupsioni mbetet një......


