“Grant 2026”, Qeveria rrit mbështetjen për startup-et/ Rama: Financimi do të shtohet deri në 20 milionë euro

Qeveria synon të rrisë mbështetjen për startup-et duke arritur në 20 milionë eurove në vitin 2030. Kryeministri Rama nga aktiviteti i shpalljes së startup-eve fituese që do të mbështeten përmes “Grant 2026” theksoi se numri i lartë i aplikimeve dhe fondi prej 3 milionë eurosh i vendosur në dispozicion nuk siguronte mbështetjen e duhur për të gjithë, ndaj fondi u dyfishua në 6 milionë euro, nëpërmjet një VKM.
“Ky është rezultat i mundësisë që krijoi ekonomia në këto muaj. Ekonomia ka reaguar shumë pozitivisht dhe si rezultat edhe të ardhurave në buxhetin e shtetit janë rritur përtej parashikimit. Kjo rritje më e shpejtë është relative sepse ne e kemi nisur nga një bazë shumë e ulët kur ndërmorëm këtë rrugëtim. Faktikisht në vitin 2022 kishim një shifër më modeste, vetëm 2 milionë euro dhe mësuam bashkërisht se si ta çojmë përpara ngritjen e këtij eksosistemi. Sot jemi në 6 milionë dhe ambicia jonë është që deri në fund të kësaj dekade, në vitin 2030 të arrijmë një kapacitet prej 20 milionë eurosh për mbështetjen e startup-eve. Kjo do të varet shumë nga cilësia e aplikimeve dhe dinamika mëtejshme e zgjerimit të ekosistemit por ajo që kemi mësuar është që qeveria duhet të jetë gati për të financuar deri në një volum prej 20 milionë eurosh”, shtoi Rama.
Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se qeveria po përgatit një instrument të ri financiar për startup-et që arrin të kalojnë me sukses fazën e parë të zhvillimit.
“Besojmë shumë që të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe me startup-et tona, të cilat kalojnë në një fazë të dytë dhe kanë nevojë për një mbështetje ekstra për t’u zhvilluar pasi konfirmohen në fazën embrionale. Këtë mund ta bëjmë duke filluar me krijimin e fondeve të posaçme, që i kemi parashikuar në legjislacion tanimë dhe që mund të krijohen me bashkëpunimin mes qeverisë dhe burimeve të tjera financiare që vijnë nga sipërmarrja, institucionet financiare apo partnerë të vendit tonë. Besoj që vitin e ardhshëm do të kemi në dispozicion edhe këtë instrument”, tha Kryeministri.
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se ndërtimi i një ekonomie moderne nis nga mbështetja e të rinjve që zgjedhin të zhvillojnë idetë e tyre në Shqipëri.
A shqetësohen shqiptarët për ndryshimet klimatike? Shumica e shohin si kërcënim serioz, nënvlerësohet shqetësimi i të tjerëve
Shqiptarët rezultojnë të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike sesa mendojnë se është pjesa tjetër e shoqërisë. Të dhënat e (World Risk Poll) 2026......
High temperatures increase energy consumption - OSHEE, Myth: 12% more, the network copes with the load
High temperatures have increased electricity consumption in the country. According to data from the Electricity Distribution Operator, the level has......
Roads and corridors, Albania a key gateway for investments - Angjeli: Strategic projects bring development, high demand for liquidity
Recent forecasts for sustainable growth indicate economic stability supported by energy, tourism, construction, etc. Former Finance Minister Anastas Angjeli......
Albanians make fewer payments by phone - Monthly decline in transactions, fluctuations in online banking services
The path towards reducing cash payments is not easy, and this is also shown by the increasing and decreasing figures of transactions carried out on bank......
Reconstruction of the Kombinat - Ndroq - Plepa road / ARRSH opens the tender for 4.35 km, also planned for lot 2 worth 1.18 billion lek
The Albanian Road Authority has opened the tender procedure for the reconstruction of lot 3 of the Kombinat - Ndroq - Plepa road, continuing the phased......
New underground substation in Tirana, 22.5 million euro loan from EBRD - Malaj: Investment, part of the vision for a modern energy system
Population growth, urban development and new investments in the capital have increased the demand for electricity. To meet this need, OSHEE Group plans to......
Waste on the rise, recycling shows no progress/ Each resident produced an average of 383 kilograms of waste in 2025
In 2025, over 900 thousand tons of waste were managed in Albania, marking an increase of 4.5% compared to 2024. Each resident generated an average of 383......
Card payments, towards lower fees - BoA proposes "ceiling" for commissions that banks pay for POS transactions
Bank card purchases in Albania could become cheaper and more transparent for consumers and businesses. The Bank of Albania has published for public......


