Familjet dhe bizneset investuan më tepër sesa kursyen - Raporti i BSH: Balancë negative për sektorin privat. Ai publik, me rritje të të dyjave
Familjet dhe bizneset shqiptare më tepër kanë investuar sesa kanë kursyer. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, balanca kursime-investime e sektorit privat u vlerësua në raportin -9.3% të PBB-së, duke u tkurrur me 3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Kjo balancë negative do të thotë se ka një deficit kursimesh, pra investimet private janë më të larta se kursimet. Ky deficit zakonisht financohet nga kursimet publike ose me kapital nga jashtë.
Nga ana tjetër, me sektorin publik ka ndodhur e kundërta. Kursimet dhe investimet e shtetit janë rritur me një ritëm të njëjtë. Në ndryshim nga sektori privat, shteti rezulton me suficit, pra me tepricë kursimesh sesa investimesh.
Balanca kursime-investime e sektorit publik u vlerësua në 5.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në nivel thuajse të barabartë me të njëjtin tremujor vitin e kaluar, si rrjedhojë e rritjes me nga 2 pikë përqindje si të kursimeve, ashtu edhe të investimeve publike.
Për tremujorin e parë, kursimet publike qëndrojnë në nivelin 7.4% të PBB-së, ndërsa investimet publike në nivelin 1.7% të PBB-së.
Në nivel kombëtar, Shqipëria ka investuar më shumë se ka kursyer, ndërsa diferenca është financuar nga jashtë. Deficiti i llogarisë korrente u vlerësua në nivelin 3.6% ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, nivel ky rreth 3.0 pikë përqindje më i ulët krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë. Rënia vjetore e deficitit korrent si raport ndaj PBB-së ka reflektuar rritjen me rreth 2.8 pikë përqindje të kursimeve kombëtare dhe rënien me 0.2 pikë përqindje të investimeve kombëtare.

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën/ Sipas Eurostat, inflacioni arrin në 2.4%. Rajoni vijon të jetë më i shtrenjtë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Korrik të vitit......

Dyfishim gjobash për gazet serrë - Projektligji “Për ndryshimet klimatike” ashpërson masat administrative për shkelësit
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, ku ndër të tjera parashikohet dyfishimi i gjobave për subjektet që shkelin detyrimet......

Ngrihen 3 institucione të reja për sigurinë ushqimore - Forcohet kontrolli. Nga pesticidet, tek OMGJ-të dhe mishi
Nga 1 gushti 2027, Shqipëria do të ketë një sistem më të fuqishëm kontrolli ndaj bizneseve që prodhojnë, importojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore në vend,......

Mbi 111 mijë pasagjerë udhëtuan nëpërmjet Portit të Durrësit në korrik 2025/ APD: Kryesojnë të huajt me 70 mijë!
Autoriteti Portual Durrës njoftoi sot se nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë dhe dalë gjithsej 111,049 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik 2025, duke e......

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - U shpërndanë 31 mln lekë nga buxheti i shtetit, ERRU: Vlerë e vogël, në raport me nevojat
Rreth 31 mln lekë është vlera e shpenzuar gjatë vitit 2024 për kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë. Sipas të dhënave nga......

Inteligjenca artificiale në prokurime publike - Sistem elektronik për automatizimin e proceseve. Thjeshton procedurat për bizneset
Përveçse në bujqësi, transport dhe shëndetësi, Shqipëria synon të integrojë inteligjencën artificiale edhe në sektorin e energjisë, prokurimet publike, si......

Forcohen valutat kryesore – Rritje e përgjithshme e monedhave të huaja!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.6 lekë dhe duke u......

Shqipëria kryeson fluturimet komerciale në korrik/ Të parët në kontinent me rreth 152% më shumë se përpara pandemisë
Turizmi në Shqipëri prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer në një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë. Ky fakt pasqyrohet......