Emigrantët, sa kursejnë me transfertat SEPA? - Tafa: Në shumë raste, kostoja do të jetë thuajse zero
Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që aplikoi për t'u bërë pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe vendi i parë që u anëtarësua bashkë me Malin e Zi.
Në 16 prill, pas rreth 1 jave nga aplikimi individual, bankat tregtare do të pranoheshin gjithashtu në SEPA, duke i hapur kështu rrugë kryerjes së pagesave ndërkufitare në euro duke filluar nga 7 tetori. Emigrantët shqiptarë, të cilët sjellin miliona euro çdo vit për familjet e tyre në Shqipëri, janë vetëm një nga kategoritë që do të përfitojnë nga zbatimi i këtij sistemi.
“Një qytetar shqiptar që jeton në Greqi nëse do të dojë të depozitojë pranë familjes së vet një shumë prej 500 eurosh, në transfertën normale bankare, kjo do t'i kushtonte nga 20-50 euro për transfertë. Kjo diferencë varet nga banka të ndryshme, si dhe nga implementimi dhe ndërhyrja e bankave të ndërmjetme të cilat bëjnë transferimin e këtyre fondeve nga personi te familja e tij, që do të thotë se kemi një kosto prej rreth 40 eurosh mesatare, pra nga 500 euro, familja e tij do të marrë jo më shumë se 460 euro ose në rastin tjetër personi do të duhet të depozitojë një 40 eurosh shtesë në mënyrë që familjes t'i shkojë e plotë shuma prej 500 eurosh”, u shpreh pedagogia Besarta Tafa.
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, kursimet nga zbatimi i SEPA mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në vijim.
"Ndërsa nëse ne do të aplikojmë SEPA-n, kostoja në shumë raste do të jetë zero, pothuajse zero dhe maksimumi që arrin në transfertat individuale është deri në 3 euro për transfertë".
Gjithashtu, Tafa theksoi se për të kryer një transfertë me SEPA duhet që llogaria e dërguesit, ashtu dhe ajo e përfituesit të jetë në euro, ndërsa bankat tregtare mund të vendosin edhe një tavan për shumën që mund të transferohet përmes kësaj skeme.
Intervista e plotë
Besarta Tafa, Pedagoge
Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA në 16 prill daton një event shumë të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë, por normalisht si çdo risi tjetër, edhe rasti i SEPA-s kërkon të shtrohet infrastruktura e nevojshme në të cilën ky sistem do të operojë. Më konkretisht, së pari duhet përshtatja e sistemit bankar me kërkesat e SEPA-s, në mënyrë që çdo transaksion të kryhet sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Së dyti, është e nevojshme një përputhshmëri rregullatore, që do të thotë të gjitha transaksionet dhe veprimtaritë e transfertave duhet të kryhen në përputhshmëri me rregullat e Bashkimit Evropian, si për transferimin e parave, gjithashtu edhe për mënyrën e raportimit financiar, si dhe për menaxhimin e riskut. Së treti, një element shumë i rëndësishëm është testimi i sistemit. Duke qenë se ky sistem do të përfshijë shumë vende evropiane dhe shumë institucione financiare dhe bankare, duhet një kohë relativisht e gjatë për të kryer testimet e nevojshme për t'u siguruar që sistemi do të funksionojë pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë.
Nga pikëpamja financiare, aplikimi i sistemit është i kushtueshëm. Jo vetëm për të updituar të gjithë sistemin në IT-në e bankave shqiptare, por gjithashtu edhe për të trajnuar burimet njerëzore që ta përdorin sistemin dhe të kryejnë transaksione nëpërmjet këtij sistemi dhe gjithë kjo kohë prej disa muajsh do të jetë e nevojshme për të bërë një shpërndarje sa më normale të këtyre kostove kapitalizuese, të cilat nuk duhet të peshojnë në një periudhë të caktuar dhe çfarë është më e rëndësishme, duhet që sistemi të kalojë në një periudhë të fazuar, që do të thotë updatimi dhe aplikimi i sistemit është mirë që të kryhet hap pas hapi në mënyrë që të mundësojë një tranzicion sa më të lehtë për të anashkaluar çdo pakënaqësi konsumatore.
Pra, i gjithë ky proces që normalisht është teknik, e vlerësuar nga studiuesit do të kërkojë një periudhë prej disa muajsh nga pranimi deri në aplikimin e sistemit nga bankat shqiptare dhe institucionet e tjera shqiptare.
Kostoja e transfertave
Marrim një shembull, një qytetar shqiptar që jeton në Greqi nëse do të dojë të depozitojë pranë familjes së vet një shumë prej 500 eurosh, në transfertën normale bankare, kjo do t'i kushtonte nga 20-50 euro për transfertë. Kjo diferencë varet nga banka të ndryshme, si dhe nga implementimi dhe ndërhyrja e bankave të ndërmjetme të cilat bëjnë transferimin e këtyre fondeve nga personi te familja e tij, që do të thotë se kemi një kosto prej rreth 40 eurosh mesatare, pra nga 500 euro, familja e tij do të marrë jo më shumë se 460 euro ose në rastin tjetër personi do të duhet të depozitojë një 40 eurosh shtesë në mënyrë që familjes t'i shkojë e plotë shuma prej 500 eurosh.
Në rastin e mënyrave të tjera të transfertave të parave, ata aplikojnë një përqindje rreth 5%-10% të shumës së transferuar që në këtë rast do të ishte sërish 25-50 euro për transfertë, sërish kemi një kosto, një mesatare prej 40 euro në varësi të shumës që do të tranferohet te marrësi ose ai që do të përfitojë këto të ardhura. Ndërsa nëse ne do të aplikojmë SEPA-n, kostoja në shumë raste do të jetë zero, pothuajse zero dhe maksimumi që arrin në transfertat individuale është deri në 3 euro për transfertë. Pra kemi një reduktim të ndjeshëm, rreth 40 euro për çdo transfertë. Kjo e bën transferimin e parave shumë më të thjeshtë, më të lehtë dhe me një kosto relativisht pothuajse zero.
Kryerja e një transferte me SEPA
Një transfertë me SEPA është vetëm një klikim larg. Transfertat me SEPA mund të kryhen si nëpërmjet sporteleve bankare, gjithashtu edhe nëpërmjet bankingut elektronik ose aplikacioneve telefonike që çdo bankë e ka të vetin. Mjafton të logohesh në aplikacionin e bankës, me kredencialet e tua dhe të hysh në llogarinë tënde bankare në euro, pra kjo duhet theksuar, llogaria bankare e dërguesit, si dhe e përfituesit do të jetë patjetër në euro. I vetmi element që do të shënosh është emri i përfituesit, IBAN-i i pëfituesit, si dhe shuma në euro të cilën ti do të dëshirosh të transferosh.
Mjafton të klikojmë aprovim i dërgesës dhe dërgesa kalon në kohë reale. Për dërgesat e shpejta me SEPA, ajo ndodh në moment, për dërgesat normale mjafton një ditë pune deri në dy maksimumi.
Kufizime në shumën e transfertave
SEPA në vetvete si sistem nuk aplikon asnjë limit për shumën e fondeve që do të transferohen ndërmjet bankave. I vetmi limit që mund të vendoset është nga bankat dhe banka të ndryshme kanë limite të ndryshme në përputhje me ligjin kundër pastrimit të parave dhe ligjit kundër terrorizmit. Gjithashtu, ato vendosin këto limite edhe për të bërë të mundur menaxhimin e risqeve të ndryshme të cilat janë të lidhura me sistemin bankar dhe me sistemin financiar, sidomos atë të dërgesave. Por limite në sistem vetë, në SEPA nuk ka. Çfarë vlen të përmendet është se në rastin e transfertave të thjeshta individuale, nuk ka nevojë as për një dokumentacion shtesë, mjafton një përshkrim i thjeshtë për mënyrën e transfertës që do të kryhet, ndërsa për transaksione individ-biznes ose biznes-biznes dhe në shuma të mëdha, do të duhet një dokumentacion i nevojshëm mbështetës që përshkruan arsyen e dërgimit të kësaj transferte, apo të kësaj pagese. Pra, është praktikisht si të kryesh një transfertë brenda vendit ose brenda për brenda bankës.
Përfitimet e bizneseve dhe sektorëve të tjerë
Bizneset kanë përfitueshmëri të shumëanshme. Së pari, mund të themi një ndër përfitimet reale dhe më të prekshme është zvogëlimi i ndjeshëm i kostove. Siç e përmendëm edhe më sipër, transaksionet nëpërmjet SEPA-s kanë një kosto nga zero deri në 3, maksimumi mund të shkojë deri në 5 euro për transaksion. Duke marrë të dhënat e biznesit për vitin 2023, 2024, gjithashtu dhe të dhënat bankare për transfertat dhe kostot e transfertave të këtyre bizneseve në këtë periudhë, mund të flasim për një kursim prej miliona eurosh në vit. Një përfitim tjetër, sigurisht përveç atij financiar dhe kostos, është dhe një kohë e reduktuar në kryerjen e pagesave dhe transfertave nga biznesi në biznes ndërmjet bankave të ndryshme. Kjo kohë e reduktuar do t'i ndihmojë bankat, gjithashtu dhe bizneset, veçanërisht bizneset, që të kryejnë një menaxhim sa më të mirë të fluksit të parasë, gjithashtu dhe të likuiditetit të tyre. Së treti, përftimi është në rang kombëtar. Patjetër që aplikimi i tarifave të SEPA-s do të ishte një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe do ta rendiste atë ndër të parët le të themi ose liderët financiarë në rajon, për sa i përket kryerjes së transfertave në këtë formë.
Siguria, transparenca dhe përfitueshmëria është shumë e lartë. Gjithashtu edhe risku, menaxhimi i riskut dhe shmangia e riskut që mund të vijë nga kursi i këmbimit ose dhe nga potenciale të ndryshme është në një shkallë shumë të lartë.
Pothuajse të gjithë sektorët e biznesit do të përfitojnë nga kjo, filluar nga tregtia, si ajo me shumicë, ajo me pakicë, tregtia elektronike për shkak të pagesave dhe arkëtimeve në kohë reale dhe me një kosto të minimizuar. Ndërtimi gjithashtu do të ketë një përfitim shumë të madh për sa i përket importimit të lëndëve të para nga vendet e Bashkimit Evropian, profesionet e lira dhe shërbimet, si ato financiare, të IT-së dhe shërbime të ndryshme që ofrohen në vendet e Bashkimit Evropian, patjetër do të kenë një përfitim të madh, pasi do të mund të marrin pagesa pa kosto shtesë dhe me një kohë shumë të reduktuar. Gjithashtu, arsimi dhe sektorë të tjerë do të kenë një përfitueshmëri shumë të lartë, për shkak të kohës së reduktuar dhe gjithashtu kostos minimale.
Shqipëria dhe SEPA
Kjo do të thotë shumë për Shqipërinë. Së pari, Shqipëria duke qenë i pari i pranuar në SEPA në rajonin e Ballkanit, është një lider financiar në rajon, për sa i përket marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian, por jo vetëm, ajo gjithashtu do të tërheqë investime të huaja direkte, por këtu vlen të theksohet se krahas aplikimit të standardeve SEPA, do të duhet një politikë fiskale shumë atraktive, që të mund të bëjë të mundur përfitimet maksimale nga investimet e huaja direkte. Së dyti, duke qenë se në SEPA bëjnë pjesë ato vende të cilat operojnë financiarisht me standarde evropiane, kjo do të thotë shumë për Shqipërinë. Do të thotë që sistemi i saj bankar dhe financiar është i modernizuar dhe i teknologjizuar, kjo do të thotë që sistemi jonë financiar është i sigurt dhe transparent, dhe gjithashtu do të thotë që sistemi ynë aplikon më së miri standardet evropiane.
Por jo vetëm, duke qenë se pagesat dhe transfertat bëhen në monedhën euro, kjo do të mundësojë që Shqipëria të kalojë në një tranzicion të thjeshtë të përdorimit të të vetmes monedhë euro, duke bërë një hap më tej drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sondazh

SHBA, Temu ndalon dërgesat nga Kina - Eleminimi i rregullit “de minimis” ndryshon strategjinë e platformës
Shitësi kinez me çmime të ulëta Temu ndryshoi modelin e tij të biznesit në SHBA, ndërsa rregullat e reja të administratës Trump për dërgesat me vlerë të ulët......

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me rritjen më të lartë të PBB-së në Ballkan
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës, ka ndarë disa nga arritjet kryesore të......

“Vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë!” - Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel
Gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel, Sali Berisha ka kërkuar nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar......

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, detyrime për standardin ISO brenda 18 muajsh
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike të sektorit energjetik. Ndryshimet......

Sa ka arritur numri i Votës së Diasporës në KQZ? - Emigrantët e Greqisë duhet të dërgojnë zarfet zgjedhore deri në datë 6 maj
Numri i zgjedhësve nga jashtë është 245 935 në total, e kësisoj, po po aq janë dërguar zarfe, ndërsa janë marrë nga zgjedhësit 221653 zarfe, dhe kanë......

NJË MUNDËSI E RE PËR BIZNESET SHQIPTARE PËR T’U ZGJERUAR NË NJË RRJET RAJONAL
Më 6 maj, Tirana mirëpret një nga misionet tregtare më të rëndësishme të vitit, me pjesëmarrjen e kompanive lider nga Turqia për t’u takuar drejtpërdrejt me......

Tarifat e Trump “kërcënojnë” industrinë italiane të verës - Të ardhurat vendase mund të bien me mbi 320 milionë euro në vit
Tarifat amerikane kanë hedhur një hije dyshimi mbi industrinë italiane të verës. Eksportuesit vendas bëjnë thirrje për veprime të shpejta nga qeveria......

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë- Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, me njoftim të rëndësishëm
Në datën 16 maj në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku pritet të marrin pjesë krerët e shteteve nga shumë vende të Bashkimit......