Shqipëria Postuar më 18 Prill 2025, 12:17

“Do të 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer” - Berisha: Brenda vitit të parë do të kemi një rritje të madhe të prodhimit

Nga Diamila Leka

“Do të 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me bizneset në tregun artizanal të Krujës. Duke folur për sektorin e bujqësisë ai premtoi se do të 6-fishojë subvencionet për çdo fermer.

Ne heqim çdo barriere jo ka 100 kokë, jo ka 10 kokë, jo ka kaq hektarë, aq hektarë. Çdo fermer do subvencionohet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë. Do ketë kredi të buta, 80 përqind të interesave për fermerët dhe biznesin e vogël, do e mbulojë shteti. Do ndalohet me ligj importimi i inputeve bujqësore që nuk shiten në të paktën dy vende të BE. Sikundër i ilaçeve që nuk shiten në të paktën dy vende të BE.

Sipas Berishës, paratë që marrim nga qytetarët ne do i kthejmë një pjesë të mirë tek ju për rroga, për pensione, dhe do vendosim minimumin jetik.

Minimumi jetik është një shumë me të vërtetë minimale, 200 euro, por është një shumë që çdo shqiptar e nxjerr jashtë varfërisë ekstreme. Një njeri që merr 6.3 euro në ditë nuk është në varfëri ekstreme. Është i varfër, por jo në varfëri ekstreme. Kështu që me këtë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, më e moralshme dhe dëshmojmë se nuk do lëmë njeri në vuajtje, në dhimbje, në mjerim. Këto brenda 100 ditëve. Së dyti, rrogat e ulëta do i ngremë në 500 euro. Rrogat sot, nëse do kishin ndjekur ligjin e inflacionit, rrogat e ulëta sot duhej të ishin 730 euro. Po këta menduan vetëm për rrogat e larta, trefishuan, katërfishuan rrogat e larta.

Berisha shtoi se, krahas filozofisë t’ua kthejmë paratë qytetarëve, kemi tjetrën, t’ua lëmë paratë biznesmenëve për të zgjeruar aktivitetin e tyre, për të zgjeruar vendet e punës, për të prodhuar më shumë. Në këtë mënyrë, tha ai, brenda vitit të parë do të kemi një rritje të madhe të prodhimit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat