Diaspora dhe investitorët, ‘motori’ i ri i zhvillimit ekonomik - Katiaj e Alku: Ura mes kapitalit të huaj dhe turizmit elitar
Potenciali i madh që mbart Shqipëria, po e kthen vendin në një destinacion me rritje për investime të huaja. Në studion e emisionit GDP në SCAN tv, Elisabeta Katiaj, zv.Kryetare e Dhomës së Biznesit për Diasporën dhe Neritan Alku, përfaqësues i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali, kanë theksuar rëndësinë e zhvillimit të projekteve madhore në porte e aeroporte, që po transformojnë infrastrukturën kombëtare dhe po e lidhin vendin me tregjet ndërkombëtare.
“Kompani të mëdha ndërkombëtare pritet të investojnë në Shqipëri. Plani i zhvillimit po ecën me hapa më të shpejta sesa pritshmëritë dhe këtu duken ndryshimet që nga rruga kur shkon në Porto Romano me transformimet e shumta në strukturat logjistike, magazinave doganore, të magazinave për qiradhënie, në investime te sipërfaqet e mëdhaja të kapanoneve. Është një interes i zgjuar që lidhet në Porto Romano dhe në gjithë rrugëtimin që do të ketë nga ky port, drejt ekonomisë transit për Ballkanin, kundrejt gjithë linjës ku do të ndërtohet hekurudha, rrugët shtesë etj. Në gjykimin tonë dhe në atë që shohim, Shqipëria me Porto Romanon, do të jetë një interes i shtuar për të paktën 10-vjeçarin e ardhshëm, përveç investimit në port. Gjithashtu, është investimi në aeroporte, sado që mund të jenë kombëtare apo ndërkombëtare, logjistika e brendshme ka nevojë për këto infrastruktura, kemi investime në porte turistike, që janë në proces, që sjellin lëvizje të turizmit të luskit, sjellin interesin e vizitorëve në blerjen e apartamenteve dhe resorteve të luksit, e kështu që turizmi tashmë e ka fokusin e vet, sepse e ka marë rrugëtimin e sukseshëm” – ka thënë Elisabeta Katiaj, zëvendëskryetare e Dhomës së Biznesit për Diasporën.
Duke veçuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të turizmit, sidomos projektit të ndërtimit të resorteve luksoze si ai në ishullin e Sazanit, Katiaj thotë se ky projekt strategjik prej 1.4 miliardë euro, pritet ta kthejë Shqipërinë në një qendër të turizmit elitar në rajon. Ndërkohë, Alku shton se është rritur interesi i të huajve për të investuar, ku së fundi edhe investitorë italianë po sjellin kapitalin e tyre në Shqipëri, duke sjellë rastin e zbatimit të një investimi në Fier.
“Një firmë italine e madhe do të ndërtojë një nga serat më të mëdha në zonën e Fierit, Prandaj dhe zyra jonë ofron informacion për këtë pjesë duke u bërë urë lidhëse. Gjithashtu, po insistojmë të hapim edhe disa agjenci pune në Shqipëri dhe fokusi të jetë tekonologjia e informacionit, por dhe aftësimi në disa sektorë” – ka thënë Neritan Alku, Përfaqësues i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali.
Diaspora shqiptare dhe investitorët e huaj, po shfaqin interes të shtuar për sektorin e pasurive të paluajtshme, teknologjinë dhe energjinë e rinovueshme.
Sipas ekspertëve, trendi i rritjes së Investimeve të Huaja Direkte, që në vitin 2024 arriti në rreth 1.6 miliardë euro, tregon përmirësim dhe besimin për të ardhmen ekonomike të vendit.
Mendimi juaj

Rreth 610 mln lekë transaksione bankare nga telefoni - BSH: Në tremujorin e parë, home banking u përdor më shumë se në 2024
Në fund të tremujorit të parë, transaksionet përmes home banking pësuan një rënie të lehtë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pagesat......

Gati 500 milionë lekë për Fermën Didaktike Valias - Hapet tenderi për ndërtimin e parkut multifunksional në kuadër të “100 fshatrave”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e një modeli të integruar të zhvillimit në formën e një parku multifunksional me temën......

Humbjet e energjisë ranë me 1.1% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i transmetimit, shpërndarja në rritje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3-mujorit të parë 2025 në raport me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i......

Fundi i pushimeve të lira verore? - Eksperiencat luksoze po bëhen gjithnjë e më të paarritshme!
Ditët e të ashtuquajturave "udhëtime hakmarrjeje" që filluan pas pandemisë, sipas të gjitha gjasave, kanë mbaruar. Pas izolimit të gjatë në vendet e tyre të......

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025
Trendet në botën digjitale ndryshojnë vazhdimisht, duke sjellë risitë më të fundit në jetën e përditshme të përdoruesve. Tashmë, pjesa më e madhe e njerëzve......

Kriza e strehimit përfshin Greqinë - Çfarë e ka shkaktuar rritjen e ndjeshme të qirave?
Grekët po vazhdojnë të përballen me probleme serioze në gjetjen e strehimit, pasi qiratë në vend po bëhen gjithnjë e më "të pakapshme". Çmimet e qirave edhe......

Tregu i punës favorizon meshkujt/ Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2024, Shqipëria renditet ndër vendet me hendekun më të thellë gjinor në punësim në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, diferenca mes normës së......

Akomodimi për pushime shtrenjtohet me 3-5% - Në Dhërmi mesatarisht 95 euro/nata, Ksamili në rënie të lehtë
Në prag të sezonit turistik veror, çmimet e apartamenteve që jepen me qira ditore në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmi, Shëngjin, Himarë dhe......