Rreth 610 mln lekë transaksione bankare nga telefoni - BSH: Në tremujorin e parë, home banking u përdor më shumë se në 2024
Në fund të tremujorit të parë, transaksionet përmes home banking pësuan një rënie të lehtë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pagesat e shlyera nga qytetarët përmes aplikacioneve të bankave apo faqeve të tyre online ranë me 0.1% në krahasim me shkurtin.
Pavarësisht se më pak individë dhe biznese kryen transaksione me home banking gjatë muajit mars, pagesat që u realizuan kanë qenë në vlera më të larta se në shkurt, por jo më të larta se në janar. Sipas statistikave zyrtare, marsi regjstroi pagesa dhe transferta parash që kapnin një vlerë totale prej 196 milionë lekësh.
Megjithatë, në krahasim me 2024, veprimet e individëve dhe bizneseve nëpërmjet bankingut në shtëpi janë ndjeshëm më të larta në 2025. Kështu, transaksionet me home banking në tremujorin e parë të vitit të kaluar ishin rreth 2 milionë, ndërsa në janar-mars 2025 arritën në 2.4 milionë.
E njëjta ecuri vërehet edhe në vlerën e këtyre transaksioneve, ku këtë vit kapin një shifër prej 610 milionë lekësh, shumë kjo rreth 15.7% më e lartë se në vitin që lamë pas. Për këtë vit, bilancin më të mirë për sa i përket veprimeve me home banking e ka pasur muaji janar, i cili shënoi rekord si për sa i takon numrit, ashtu edhe shumës së veprimeve.
Home banking, pra bankingu në shtëpi, i referohet kryerjes së transaksioneve nga shtëpia përmes aplikacioneve të bankave, për të kryer transferta parash, paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike të bankave.
Realizimi i transfertave përmes aplikacioneve bankare në telefon kursen shumë më tepër kohë në vend të atyre që kryhen pranë degëve fizike të bankave. Transaksionet financiare shpesh mund të përfundojnë brenda pak minutash në shtëpi.
Rritja e transaksioneve që kryhen përmes aplikacioneve ose faqeve online të bankave është një tregues i digjitalizimit të shërbimeve bankare, ndërsa rrit edhe më tepër përfshirjen financiare të qytetarëve, si dhe transparencën e veprimeve bankare.
Mendimi juaj

Gati 500 milionë lekë për Fermën Didaktike Valias - Hapet tenderi për ndërtimin e parkut multifunksional në kuadër të “100 fshatrave”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e një modeli të integruar të zhvillimit në formën e një parku multifunksional me temën......

Humbjet e energjisë ranë me 1.1% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i transmetimit, shpërndarja në rritje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3-mujorit të parë 2025 në raport me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i......

Fundi i pushimeve të lira verore? - Eksperiencat luksoze po bëhen gjithnjë e më të paarritshme!
Ditët e të ashtuquajturave "udhëtime hakmarrjeje" që filluan pas pandemisë, sipas të gjitha gjasave, kanë mbaruar. Pas izolimit të gjatë në vendet e tyre të......

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025
Trendet në botën digjitale ndryshojnë vazhdimisht, duke sjellë risitë më të fundit në jetën e përditshme të përdoruesve. Tashmë, pjesa më e madhe e njerëzve......

Kriza e strehimit përfshin Greqinë - Çfarë e ka shkaktuar rritjen e ndjeshme të qirave?
Grekët po vazhdojnë të përballen me probleme serioze në gjetjen e strehimit, pasi qiratë në vend po bëhen gjithnjë e më "të pakapshme". Çmimet e qirave edhe......

Tregu i punës favorizon meshkujt/ Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2024, Shqipëria renditet ndër vendet me hendekun më të thellë gjinor në punësim në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, diferenca mes normës së......

Akomodimi për pushime shtrenjtohet me 3-5% - Në Dhërmi mesatarisht 95 euro/nata, Ksamili në rënie të lehtë
Në prag të sezonit turistik veror, çmimet e apartamenteve që jepen me qira ditore në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmi, Shëngjin, Himarë dhe......

Pensionet, rekord të ardhurash - 600 milionë euro të paguara nga punonjësit, shtesë me 65 milionë euro
Pavarësisht raport të ulët midis kontribuuesve dhe përfituesve, skema e pensioneve ka nisur të përmirësohet. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave......