Depozitat e reja me postë në Bankën e Zhvillimit - Si funksionon modeli italian dhe si do zbatohet në Shqipëri?
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ngrihet me ndihmën e një prej bankave më të mëdha të zhvillimit në Evropë, e cila është ajo e Italisë, Cassa Depositi e Prestiti.
Në projektligjin e publikuar për konsultim publik thuhet se Banka nuk do të ofrojë vetëm mbështetje për ndërmarrjet, por gjithashtu edhe mundësi që qytetarët t’i investojnë paratë e tyre në depozita dhe tituj qeveritarë.
Për këtë do të ndiqet modeli italian, i cili fut në lojë Postën Shtetërore. Por, si funksionon konkretisht ky proces në Itali dhe si do të zbatohet më pas në vendin tonë?
Në shtetin italian, për sa i përket investimit në bono thesari, obligacione, apo instrumenta të tjerë të kësaj natyre, një individ paraqitet në një prej degëve të Postës Italiane ose hyn në faqen e saj në internet, zgjedh instrumentin që dëshiron dhe më pas shumën që do të investojë.
Me përcaktimin e vlerës, zyra e Postës Italiane i lëshon titujt qeveritarë në formë letre ose qytetari e shkarkon në internet (nëse ka zgjedhur formën online të investimit). Pas kësaj, në momentin e maturimit ose më përpara, ai mund t’i tërheqë paratë e investuara bashkë me interesat.
Për sa i takon kalimit të parave në depozitë, në rastin e Italisë përdoren libreza. Sërish, personi shkon në një nga degët e Postës së Italisë, zgjedh midis një libreze online ose libreze fizike dhe depoziton paratë. Më vonë, ai mund t’i tërheqë fondet kur të dojë, në zyrat postare ose në bankomat.
Qoftë për titujt qeveritarë, qoftë për depozitat, normat e interesit janë disa herë më të ulëta se ato në bankat tregtare. Megjithatë, në krahasim me bankat e nivelit të dytë, depozitat në Bankën e Zhvillimit garantohen 100% nga shteti, pra risku i humbjes së parave është zero.
Por, pse është zgjedhur pikërisht posta?
Për Italinë, posta ka qenë prej vitesh një institucion i rëndësishëm financiar. Posta shtetërore ka degë në çdo cep të vendit, gjë që e bën më të aksesueshme për çdo qytetar, ndryshe nga bankat që janë të pranishme vetëm në zonat urbane. Nëse nuk do të përdorej posta, hapja e degëve të reja të Bankës së Zhvillimit do të shoqërohej me më tepër kosto.
Edhe në Shqipëri, Posta Shqiptare do të jetë përgjegjëse për të pranuar fonde nga publiku me qëllim investimi. Në ndryshim nga Italia, ku besimi ndaj Postës është tepër i lartë, shqiptarët nga ana tjetër nuk e konsiderojnë aq të besueshme dhe të sigurtë, kjo pasi edhe pse Posta Shqiptare është ngritur në të njëjtën kohë me krijimin e shtetit shqiptar, shërbimet financiare do t’i ofronte shumë më vonë. Gjithashtu, edhe besimi i popullit shqiptar ndaj shtetit është shumë herë më i ulët se në Itali.
Sondazh

Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë - Tarifimi sipas kategorive, zbritja reflektohet në faturat që paguhen në mars
Data 1 shkurt shënon hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, teksa ulja e tarifave do të reflektohet te fatuarat......

Cilat janë masat e bankave ndaj sfidave mjedisore? - Tanku: Banka e Shqipërisë po punon për ngritjen e sistemit të taksonomisë
Financat e gjelbra i referohen investimeve financiare që shkojnë për projekte dhe nisma të zhvillimit të qëndrueshëm, produkte mjedisore dhe politika që......

Greqia, eksportuese neto e energjisë në 2024 - Burimet e rinovueshme, hidrocentralet mbuluan mbi 50% të kërkesës
Greqia ishte një eksportuese neto e energjisë në 2024, me burimet e gjelbra që mbuluan më shumë se gjysmën e totalit të gjeneruar. Ndërsa kërkesa për energji......

Projeksionet/ Sa emigrantë mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit? Deri tani shifrat flasin për rreth 111 mijë kërkesa dhe 64 mijë miratime
Në shumë shtete, pjesëmarrja e diasporës në votim është përgjithësisht më e ulët se ajo e votuesve vendas, kryesisht për shkak të sfidave logjistike si......

Integrimi në tregun e punës dhe programi i përfitimit - Subvencionim me 6 paga dhe 12 muaj kontribute
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar......

Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit
Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë......

Shqiptarët “braktisin” freksionin/ Mjetet e reja, rreth 66% e tyre janë me kambio automatike
Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale zënë rreth 56.2% të totalit, krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të......

Anketimi për sigurinë dhe besimin tek Policia e Shtetit: 82% e të anketuarve ndihen “të sigurt” ose “shumë të sigurt”
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe......