Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2025, 11:49

Bypass-i i Tiranës përmbyll autostradën Milot-Fier - ARRSH hapi tenderët, 7 km janë pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian

Nga Ola Mitre

Bypass-i i Tiranës përmbyll autostradën Milot-Fier - ARRSH hapi

Hapja e procedurës tenderuese për ndërtimin e Bypass-it të Tiranës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar shënon përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit Milot–Fier, pjesë e Autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo, pasi një nga lotet e kësaj autostrade përfshin një pjesë të këtij bypass-i.

Ndërtimi i Autostradës Milot–Fier, një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend, po ecën me ritme të ndryshme në pesë lotet e saj. Me një gjatësi totale prej 114 kilometrash, kjo autostradë është pjesë e Korridorit Adriatiko–Jonian dhe përfshin lidhjen e një sërë segmentesh, që aktualisht ndodhen në faza të ndryshme ndërtimi apo tenderimi.

Segmenti më i avancuar është ai Thumanë–Kashar, me një gjatësi prej 21 kilometrash, ku punimet kanë përfunduar dhe është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, tre segmentet e tjerë: Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier janë gjithashtu të kontraktuara për ndërtim dhe kompanitë ndodhen në procesin e sigurimit të lejeve për nisjen e punimeve. Të katër këto segmente do të realizohen përmes kontratave koncesionare.

Ndryshe paraqitet rasti i bypass-it të Tiranës, i cili do të ndërtohet me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Ky bypass do të ketë një gjatësi totale prej 21.6 kilometrash, nga të cilat 7 kilometra përkojnë me seksionin Kashar – Lekaj. Kjo pjesë e përbashkët nuk do të ndërtohet nga koncesionari i segmentit, por nga kompania që do të realizojë punimet për bypass-in e Tiranës. Si rezultat, gjurma totale që do të përfshijë ky segment arrin në 33.6 kilometra, por vetëm një pjesë e saj është objekt i kontratës koncesionare.  Për ndërtimin e bypass-it të Tiranës, ARRSH ka hapur pak ditë më parë dy procedura tenderimi, me një fond total limit prej 6 mld lekësh. Bëhet fjalë për fazën e parë dhe të dytë të ndërtimit të segmentit Kashar – Nyja Vaqarr, që përfaqëson një pjesë të gjurmës së bypass-it.

Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat