Zhvillim dhe ruajtje e biodiversitetit - Plani i ri menaxhimi për katër zona të mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur hapjen e tenderit, për hartimin e planit të integruar të menaxhimit për rezervatin natyror Kune-Vain-Talë-Patok- Fushëkuqe- Ishëm; Parku Natyror Qafështamë; Parku Kombëtar Llogara; dhe Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit në total është 37 milionë e 810 mijë lekë.
Ndër faktorët që përbëjnë rrezik për Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune – Vain – Patok – Fushë Kuqe – Ishëm” janë ato që lidhen kryesisht me aktivitetin human, ku peshkimi, turizmi dhe blegtoria janë aktivitetet kryesore në zonë. Kërcënimet vjjnë nga gjuetia, vrasja dhe grumbullimi i kafshëve, menaxhimi i mbeturinave dhe mbetjeve të ngurta. Referuar dokumentit, qëllimi është zhvillimi i një plani gjithëpërfshirës të menaxhimit të integruar të Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Kune – Vain – Patok – Fushëkuqe – Ishëm, për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke mbuluar por pa u kufizuar domosdoshmërisht në aspekte të ndryshme fizike, sociale, ekonomike dhe ekologjike të Rezervatit Natyror të Menaxhuar.
Po kështu, është parashikuar hartimi i planit të menaxhimit edhe në Parkun Natyror “Qafështamë”. Nëpërmjet këtij projekti synohet të realizohet ruajtja në gjendjen natyrore të ekosistemit natyror, sistemet ekologjike dhe karakteristikat natyrore të zonës. Pritet që plani i integruar i menaxhimit të shpien drejt zhvillimit të qëndrueshëm të territorit ku bënë pjesë zona në studim, të kontrollit të zhvillimit, rritjes së mirëqënies së popullsisë vendase, punësimit, jetësës më të mirë dhe mbrojtjes së aseteve natyrore e mjedisit.
Edhe në dy parqet kombëtare, “Llogara” dhe Parku Kombëtar “Divjakë- Karavasta” do të hartohet dhe zhvillohet plani i integruar i menaxhimit, me synim përmirësimin dhe përdorim të qëndrueshëm të biodiversitetit, trashëgimisë natyrore dhe vlerave estetike nëpërmjet bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërinstitucional, për përfitime të qëndrueshme të komunitetit lokal dhe për interesin kombëtar e ndërkombëtar.
Nëpërmjet këtij projekti synohet të realizohet ruajtja në gjendjen natyrore të ekosistemit natyror të zonës.

Qeveria, aksionere në resortin luksoz të Sazanit - Regjistrohet kompania e re që do përfaqësojë vendin në këtë projekt
Shteti shqiptar do të jetë pjesëmarrës aktiv në projektin gjigant turistik që pritet të ngrihet në ishullin e Sazanit. Një kompani e re me emrin “Albania......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Greqia tërheq të pasurit - 1,200 milionerë të huaj priten të zhvendosen në vitin 2025
Rreth 1,200 milionerë të tjerë të huaj priten të zhvendosen në Greqi në vitin 2025, sipas vlerësimeve të Henley & Partners, që këshillon klientë të pasur për......

U blenë 33.20 mln euro nga tregu valutor - A u zbut indirekt forcimi i lekut? BSH organizoi për herë të parë një ankand me afat tremujor
Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka blerë 33.20 milionë euro gjatë 3 muajve të parë të 2025. Banka Qendrore mban një rezervë......

AAPSK thellon kontrollin dhe transparencën në administrimin shtetëror të pronave të konfiskuara
Administrimi shtetëror i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga drejtësia ka njohur një rritje të ndjeshme të të ardhurave në muajt e fundit.......

Balluku në Kuvend për biokarburantet - “Lehtësira fiskale për përdorimin e tyre. Të nxitet edhe kultivimi i bimëve energjetike”
Është diskutuar në seancën plenare projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të......

Presionet e Trump mbi Fed rrëzojnë dollarin - Zëvendësimi i mundshëm i Powell “lëkund” tregjet dhe forcon euron
Dollari ra në nivelet më të ulëta shumëvjeçare kundrejt euros dhe frangës zvicerane të enjten, pasi shqetësimet për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së......

Sa u ndikuan kreditë nga kursi i këmbimit? - BSH: Forcimi i lekut solli rënien e huave të pambrojtura në 23.5% gjatë 2024
Gjatë vitit 2024, bankat kanë dhënë më shumë kredi ndaj sektorit privat sesa ndaj individëve. Shifrat tregojnë se 60% e kredisë është marrë nga bizneset dhe......