“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për Shqipërinë” - Sejko dhe Malaj, në Mbledhjen e Konstituencës së FMN dhe BB
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Vareze, Itali.
Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik. Guvernatori u shpreh se për Shqipërinë, si një ekonomi e vogël dhe e hapur e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian, raundi fillestar i tarifave nga SHBA-ja ka një ndikim të papërfillshëm të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë, pasi lidhjet tona tregtare dhe financiare me SHBA-në janë mjaft të kufizuara (rreth 0.2% e PBB-së). Megjithatë, ai vuri në dukje se një luftë tarifore në shkallë globale do të nënkuptonte rënie të kërkesës për eksporte, inflacion të importuar që do të rriste çmimet e brendshme, si dhe rreziqe potenciale në sektorin financiar, pasi kompanitë e ekspozuara ndaj tregtisë do të përballen me kushte më të vështira.
Në përfundim, Guvernatori u shpreh se: “- Si bankë qendrore, përparësia jonë është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, garantimi i stabilitetit financiar dhe forcimi i qëndrueshmërisë së ekonomisë, duke u treguar të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe rajonale, dhe përmirësuar vazhdimisht kuadrin tonë të politikës ekonomike.”
Ndërsa, Ministri Malaj gjatë takimit, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e vijimësisë së koordinimit midis vendeve dhe mbështetjes nëpërmjet këtyre dy institucioneve partnere.
“Ekonomia jonë ka vijuar të rritet me ritme relativisht të larta e të qëndrueshme. Në vitin 2024, Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në rreth 25 miliardë euro, me një rritje reale prej 4%, ndërsa financat publike vijuan trajektoren e tyre konsoliduese, ku borxhi publik shënoi nivelin më të ulët prej 54% të PBB-së”, tha Ministri Malaj.
Mbledhja e Konstituencës ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvojat midis vendeve në përballimin e sfidave të ndryshme.

Blerja e pronave, nën “valën” e huamarrjes/ Kreditë ndryshojnë “drejtim”. Më pak për sipërmarrje, më shumë për individët
Në muajin Maj 2025, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar arriti në 34.4 miliardë lekë, me një rritje shumë të lehtë prej 2.5%, krahasuar me të njëjtin muaj......

Zhvillim dhe ruajtje e biodiversitetit - Plani i ri menaxhimi për katër zona të mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur hapjen e tenderit, për hartimin e planit të integruar të menaxhimit për rezervatin natyror......

Qeveria, aksionere në resortin luksoz të Sazanit - Regjistrohet kompania e re që do përfaqësojë vendin në këtë projekt
Shteti shqiptar do të jetë pjesëmarrës aktiv në projektin gjigant turistik që pritet të ngrihet në ishullin e Sazanit. Një kompani e re me emrin “Albania......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Greqia tërheq të pasurit - 1,200 milionerë të huaj priten të zhvendosen në vitin 2025
Rreth 1,200 milionerë të tjerë të huaj priten të zhvendosen në Greqi në vitin 2025, sipas vlerësimeve të Henley & Partners, që këshillon klientë të pasur për......

U blenë 33.20 mln euro nga tregu valutor - A u zbut indirekt forcimi i lekut? BSH organizoi për herë të parë një ankand me afat tremujor
Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka blerë 33.20 milionë euro gjatë 3 muajve të parë të 2025. Banka Qendrore mban një rezervë......

AAPSK thellon kontrollin dhe transparencën në administrimin shtetëror të pronave të konfiskuara
Administrimi shtetëror i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga drejtësia ka njohur një rritje të ndjeshme të të ardhurave në muajt e fundit.......

Balluku në Kuvend për biokarburantet - “Lehtësira fiskale për përdorimin e tyre. Të nxitet edhe kultivimi i bimëve energjetike”
Është diskutuar në seancën plenare projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të......