Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2025, 13:05

Borxhi publik i Shqipërisë, sa 53.45% e PBB - Nuk ndalet rënia në 2025. Forcimi i lekut e bëri më të lirë huanë nga jashtë

Nga Ledina Elezi

Borxhi publik i Shqipërisë, sa 53.45% e PBB - Nuk ndalet rënia

Ka vijuar tkurrja e borxhit publik të Shqipërisë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas buletinit statistikor nga Ministria e Financave, borxhi ka zbritur në 14 miliardë euro në tremujorin e  tretë nga 14.1 miliardë që ishte më parë, një rënie e lehtë kjo me 1.1%.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), stoku total i borxhit publik regjistrohet në 53.45%, duke shënuar gjithashtu një rënie me gati 0.6%. Ndikimin më të madh në këtë rënie e ka dhënë borxhi i brendshëm, ndërsa stoku i atij të jashtëm vijon të jetë po ashtu me një rënie të lehtë në raport me PBB.

Stoku i borxhit të qeverisë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton të ketë prekur nivelet më të ulëta që prej vitit 2015. Zhvlerësimi i euros dhe mbiçmimi i lekut i kanë shërbyer qeverisë për sa i përket uljes së detyrimit të marrë, duke e bërë atë më të lirë dhe këstet më të ulëta. Pra, janë lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit.

Nga totali i borxhit,  8 miliardë euro është i marrë brenda në vend në monedhën kombëtare dhe 6 miliardë euro është borxh i huaj, i marrë në valutë (kryesisht në euro).

Qeveria parashikon që borxhi publik bruto të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse, në përputhje me rregullin respektiv fiskal.

Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 48.5% në vitin 2031.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat