FunData Postuar më 27 Tetor 2025, 12:44

Shqipëria shënon "kulmin" e ri të pasionit për artin dhe antikat/ Rreth 39.2 milionë lekë importe. Gati 99.9% e tye vijnë nga Italia

Nga Xhorxhina Deda

Shqipëria shënon "kulmin" e ri të pasionit për

Muaji shtator i këtij viti ka shënuar një moment interesant për tregtinë e veprave të artit dhe antikave në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), importet për kapitullin “Veprat e artit, copat e mbledhura dhe antikat” kanë arritur vlerën e 39.2 milionë lekëve, duke vendosur një rekord absolut në historinë e statistikave tregtare të vendit.

Ky nivel importi jo vetëm që tejkalon çdo vlerë të mëparshme mujore, por përfaqëson një rritje me mbi 11%, krahasuar me muajin më të afërt me vlerë të lartë, dhjetorin e vitit 2010, kur u regjistruan rreth 35.2 milionë lekë në këtë kategori.

Importet e veprave të artit dhe antikave kanë qenë tradicionalisht të paqëndrueshme në Shqipëri. Vlerat mujore kanë luhatur nga disa mijëra lekë deri në disa milionë, me kulme sporadike në vitet 2010, 2015, 2018 dhe 2023.

Në shtator 2025, struktura e importit të veprave të artit dhe antikave tregon një dominim absolut nga Italia, e cila përbën 99.9% të totalit, me një vlerë prej 39 miliardë lekësh. Ky nivel e vendos Italinë si burimin kryesor të veprave të artit që kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij muaji, duke lënë shumë pas vendet e tjera. Kina renditet e dyta me vetëm 45,707 lekë, ndërsa Gjermania dhe Greqia kontribuojnë respektivisht 26,310 lekë dhe 22,822 lekë.

Importi rekord i veprave të artit në shtator 2025 është më shumë se një statistikë, është një tregues i dinamikave të reja kulturore dhe ekonomike që po marrin formë në Shqipëri.

“Veprat e artit, copat e mbledhura dhe antikat” zakonisht përfshijnë importe të objekteve me vlerë të lartë (piktura, skulptura, antika), shpesh blerje për muze, koleksionistë privatë ose ankande ndërkombëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat