OSHEE, 592 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet

Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën janar – gusht ky dikaster arkëtoi rreth 592 mln lekë nga kamatvonesat e familjarëve, bizneseve, institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore. Në raport me 8 - mujorin e vitit të kaluar vlera e mbledhur nga kamatat ka pësuar ulje, duke qenë se për të njëjtën periudhë të vitit që shkoi ky dikaster arkëtoi rreth 695.5 apo 103.5 mln lekë më shumë se sivjet.
Kjo vlerë rezulton më e ulët edhe në raport me planin e Furnizuesit të Shërbimit Universal. Sipas bilancit, ky dikaster planifikonte të mblidhte rreth 680 mln lekë nga kamatvonesat apo 13% më shumë se fakti.
Në total, për periudhën 8 - mujore Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike gjeneroi rreth 3 mln fatura, për të cilat është arkëtuar kamatvonesa.
Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë. Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.
"Falë reformave, përfituam 100 mln euro nga KE” - Ministrja Spiropali takohet në Bruksel me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takim u analizua ritmi i......
“Çdo 3 minuta, Shqipëria përjeton 1 goditje kibernetike” - Tafa: Zvogëlojmë me 70% sulmet nëse mirëqeverisim në këtë aspekt
Çdo 3 minuta, Shqipëria përjeton 1 goditje kibernetike. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, në......
Rimbursimi i TVSH, bizneset marrin 198 milionë euro - 9-mujori/ Vetëm në shtator u shpenzuan 50 milionë euro, shifra më e lartë
Afro 19.1 miliardë lekë apo rreth 198 milionë euro u janë kthyer bizneseve në vend nga administrata tatimore në 9 muaj, në formën e TVSH të paguar, përmes......
A po shkojnë më pak shqiptarë drejt Gjermanisë? Sipas Zyrës Federale të Statistikave ritmi është ulur
Pas afro një dekade ku Gjermania ishte fjala magjike për mijëra shqiptarë që kërkonin një jetë më të mirë, shifrat e fundit tregojnë se kjo histori po merr......
“Rinovimi i ndërtesave, investim inteligjent” - Plani Kombëtar, Muço: Eficienca e energjisë, përfitime ekonomike dhe mjedisore
Nxjerrja për konsultim publik e Planit Kombëtar të Rinovimit të Ndërtesave konsiderohet një hap i rëndësishëm nga eskpertët, të cilët thonë se përfitimet që......
Rritja e punësimit në Evropë - Cilat rajone po zgjerojnë më shpejt tregun e punës?
Rajonet greke, spanjolle, portugeze dhe italiane po shënojnë rritje të ndjeshme të normës së punësimit, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.......
Britani-BE, synohet marrëveshje për çelikun - Aleanca e përbashkët kërkon të sfidojë dominimin e Kinës
Britania kërkon të krijojë një aleancë perëndimore me Bashkimin Evropian për të kufizuar dominimin e Kinës në tregun global të çelikut. Londra shpreson që......
Rruga “Pjetër Budi” drejt rikonstruksionit të plotë - Investimi përfshin asfaltim, trotuare dhe ndriçim
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit i vënë në dispozicion është 250 milionë e 537 mijë......




