Rritja e punësimit në Evropë - Cilat rajone po zgjerojnë më shpejt tregun e punës?

Rajonet greke, spanjolle, portugeze dhe italiane po shënojnë rritje të ndjeshme të normës së punësimit, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Statistikat tregojnë se rajoni me nivelin më të lartë të punësimit në BE është arkipelagu i Åland në Finlandë, me një normë prej 86.4%. Pas tij renditen disa kryeqytete të Evropës Qendrore, si Varshava (86.2%), Bratislava (85.4%) dhe Budapesti (85.3%).
Këto shifra publikohen në një moment kur Bashkimi Evropian ka arritur një rekord historik punësimi prej 75.8% për moshat 20 deri në 64 vjeç, një rritje prej 2.7% krahasuar me vitin 2021. Progresi tregon se BE mund të jetë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e punësimit 78% deri në vitin 2030.
Nga 243 rajonet për të cilat ka të dhëna, 113 (ose 46.5%) tashmë e kanë arritur ose kaluar pragun e 78%. Shumica e këtyre zonave me performancë të lartë ndodhen në Evropën Veriore, veçanërisht në Holandë, Suedi, Irlandë, Danimarkë dhe Republikën Çeke, ku të gjitha rajonet kanë tejkaluar këtë objektiv.
Në anën tjetër, Italia regjistron performancën më negative, me 7 nga 10 rajonet me normën më të ulët të punësimit. Kalabria (48.5%), Kampania (49.4%) dhe Siçilia (50.7%) ndodhen në fund të renditjes, të ndjekura nga zona të tjera në jugperëndim të Spanjës, në jug të Rumanisë dhe lindje të Greqisë.
Megjithëse Evropa Jugore ende mbetet prapa, shumë prej rajoneve të saj po përjetojnë rritje të shpejtë. Për shembull, shkalla e punësimit në disa rajone greke është zgjeruar ndjeshëm që nga viti 2021. Rritja e fortë lidhet kryesisht me rikthimin e turizmit dhe industrisë së mikpritjes pas pandemisë së COVID-19, shpjegojnë ekspertët. “Sektori i mikpritjes, shërbimet ushqimore dhe tregtia me pakicë kanë krijuar mbi 50% të vendeve të reja të punës gjatë katër viteve të fundit,” shtojnë ata.
Përveç ndikimit të turizmit, Greqia ka zbatuar edhe reforma në tregun e punës që kanë ndikuar pozitivisht. Ndër to përfshihen rritja e pagës minimale, ulja e taksave të punës, si dhe krijimi i një kuadri të ri ligjor që ka nxitur hapjen e pozicioneve të reja, veçanërisht për gratë dhe personat e moshës 45–64 vjeç.
Modele të ngjashme, megjithëse më pak të theksuara, të rritjes janë vërejtur në rajonet e Spanjës, Italisë, Kroacisë dhe Portugalisë.
Britani-BE, synohet marrëveshje për çelikun - Aleanca e përbashkët kërkon të sfidojë dominimin e Kinës
Britania kërkon të krijojë një aleancë perëndimore me Bashkimin Evropian për të kufizuar dominimin e Kinës në tregun global të çelikut. Londra shpreson që......
Rruga “Pjetër Budi” drejt rikonstruksionit të plotë - Investimi përfshin asfaltim, trotuare dhe ndriçim
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit i vënë në dispozicion është 250 milionë e 537 mijë......
Eksportet “ndalen” pas katër muajsh rritje/ Në shtator rënia u vlerësua në 10.7%. Ndikuan negativisht materialet e ndërtimit
Pas katër muajve më rritje, Shtatori i vitit 2025 shënoi rikthimin e eksporteve në rënie sipas shifrave të INSTAT. Eksportet e mallrave arritën në 27......
“Po paralizon zhvillimin” - Media gjermane analizon krizën në Kosovë
Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverinë, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta "Berliner......
AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara!
Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të......
Greqia “përcjell” gazin amerikan në Evropë - Ka trefishuar importet e LNG-së që nga viti 2019
Greqia po shndërrohet në një pikë hyrëse kryesore për gazin natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, që shkon më pas drejt Bullgarisë, Moldavisë, Ukrainës,......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me javën që lamë pas me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë......
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm - Miratohet ligji. Shërbimi përfshin një trajnim dymujor për të rinjtë
Parlamenti i Kroacisë votoi rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, ndërsa tensionet janë shtuar në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga......




