"Falë reformave, përfituam 100 mln euro nga KE” - Ministrja Spiropali takohet në Bruksel me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takim u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Ministrja theksoi se në Komisionin Europian, "Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes."
"Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milion euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti", u shpreh Spiropali.
Kos dhe Spiropali u ndalën te "Muri i Zgjerimit" në zyrën e Komisioneres ku reflektohet progresi i vendeve drejt procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe ku Komisionerja Kos thotë se një shtet dallon për suksesin mbresëlënës, Shqipëria.
Komisionerja theksoi se një nga vendet më të suksesshme në grupin e zgjerimit është Shqipëria me pothuajse të gjithë grupkapitujt e hapur, pa një të fundit. Ajo shpreson se kjo ngjyrë do të ndryshohet, nga e kuqe në të verdhë në muajin Nëntor.
Marta Kos u shpreh se "Komisioni Evropian mirëpret dhe mbështet ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027".
Në deklaratën përpara "Murit të Zgjerimit", Spiropali tha se progresi i Shqipërisë pasqyron vokacionin e popullit shqiptar si populli më pro-BE-së në rajon dhe ndoshta në Evropë. Ministrja siguroi se Shqipëria e konsideron zgjerimin si një proces të bazuar në meritë dhe të nxitur nga reformat, si dhe siguroi se vendi ynë do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur standardet, pasi “ne e kuptojmë se ky nuk është një proces burokratik, por më tepër një proces transformues”.
“Çdo 3 minuta, Shqipëria përjeton 1 goditje kibernetike” - Tafa: Zvogëlojmë me 70% sulmet nëse mirëqeverisim në këtë aspekt
Çdo 3 minuta, Shqipëria përjeton 1 goditje kibernetike. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, në......
Rimbursimi i TVSH, bizneset marrin 198 milionë euro - 9-mujori/ Vetëm në shtator u shpenzuan 50 milionë euro, shifra më e lartë
Afro 19.1 miliardë lekë apo rreth 198 milionë euro u janë kthyer bizneseve në vend nga administrata tatimore në 9 muaj, në formën e TVSH të paguar, përmes......
A po shkojnë më pak shqiptarë drejt Gjermanisë? Sipas Zyrës Federale të Statistikave ritmi është ulur
Pas afro një dekade ku Gjermania ishte fjala magjike për mijëra shqiptarë që kërkonin një jetë më të mirë, shifrat e fundit tregojnë se kjo histori po merr......
“Rinovimi i ndërtesave, investim inteligjent” - Plani Kombëtar, Muço: Eficienca e energjisë, përfitime ekonomike dhe mjedisore
Nxjerrja për konsultim publik e Planit Kombëtar të Rinovimit të Ndërtesave konsiderohet një hap i rëndësishëm nga eskpertët, të cilët thonë se përfitimet që......
Rritja e punësimit në Evropë - Cilat rajone po zgjerojnë më shpejt tregun e punës?
Rajonet greke, spanjolle, portugeze dhe italiane po shënojnë rritje të ndjeshme të normës së punësimit, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.......
Britani-BE, synohet marrëveshje për çelikun - Aleanca e përbashkët kërkon të sfidojë dominimin e Kinës
Britania kërkon të krijojë një aleancë perëndimore me Bashkimin Evropian për të kufizuar dominimin e Kinës në tregun global të çelikut. Londra shpreson që......
Rruga “Pjetër Budi” drejt rikonstruksionit të plotë - Investimi përfshin asfaltim, trotuare dhe ndriçim
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit i vënë në dispozicion është 250 milionë e 537 mijë......
Eksportet “ndalen” pas katër muajsh rritje?! Në shtator rënia u vlerësua në 10.7%. Ndikuan negativisht materialet e ndërtimit
Shtatori i vitit 2025 shënoi rikthimin e eksporteve në rënie sipas shifrave të INSTAT. Eksportet e mallrave arritën në 27 miliardë lekë dhe rënia është e......





