“10% të kapaciteteve gjeneruese, nga burime diellore” - Balluku: Raporti i prodhimit të brendshëm, 90% hidro dhe 10% fotovoltaike

Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, nën mikpritjen e Qeverisë Rumune, veçanërisht ministrit të Energjisë, Ivan.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe Zvkryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila dha një prononcim për mediat.
“Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe mbi të gjitha sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.
Kam përfituar nga rasti të ndajë në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.
Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia”, u shpreh Balluku.
Sipas Ballukut, bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane.
Cilat janë bizneset që i mungojnë Shqipërisë? - Hasalla: Riciklim, teknologji dhe bujqësi online, e ardhmja e sipërmarrjeve
Bizneset familjare si furra buke apo markete, por edhe farmaci e parukeri, këto janë format e bizneseve që kryesisht gjendjen në Tiranë, por edhe në qytetet......
Tetori rozë, mes ndërgjegjësimit dhe marketingut - Vëzhgimi i SCAN TV/ Kujdesi për gratë kthehet në ofertë tregtare
Ky fenomen njihet si “pinkwashing”, një term i krijuar nga organizata Breast Cancer Action, e cila prej vitesh lufton kundër fushatave që përdorin kauzën e......
Borxhi publik i Shqipërisë, sa 53.45% e PBB - Nuk ndalet rënia në 2025. Forcimi i lekut e bëri më të lirë huanë nga jashtë
Ka vijuar tkurrja e borxhit publik të Shqipërisë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas buletinit statistikor nga Ministria e Financave, borxhi ka......
Shqipëria shënon "kulmin" e ri të pasionit për artin dhe antikat/ Rreth 39.2 milionë lekë importe. Gati 99.9% e tye vijnë nga Italia
Muaji shtator i këtij viti ka shënuar një moment interesant për tregtinë e veprave të artit dhe antikave në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara......
OSHEE, 592 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......
"Falë reformave, përfituam 100 mln euro nga KE” - Ministrja Spiropali takohet në Bruksel me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takim u analizua ritmi i......
“Çdo 3 minuta, Shqipëria përjeton 1 goditje kibernetike” - Tafa: Zvogëlojmë me 70% sulmet nëse mirëqeverisim në këtë aspekt
Çdo 3 minuta, Shqipëria përjeton 1 goditje kibernetike. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, në......
Rimbursimi i TVSH, bizneset marrin 198 milionë euro - 9-mujori/ Vetëm në shtator u shpenzuan 50 milionë euro, shifra më e lartë
Afro 19.1 miliardë lekë apo rreth 198 milionë euro u janë kthyer bizneseve në vend nga administrata tatimore në 9 muaj, në formën e TVSH të paguar, përmes......




