Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2025, 13:54

Tetori rozë, mes ndërgjegjësimit dhe marketingut - Vëzhgimi i SCAN TV/ Kujdesi për gratë kthehet në ofertë tregtare

Nga Fabjona Pasho

Tetori rozë, mes ndërgjegjësimit dhe marketingut - Vëzhgimi

Ky fenomen njihet si “pinkwashing”, një term i krijuar nga organizata Breast Cancer Action, e cila prej vitesh lufton kundër fushatave që përdorin kauzën e kancerit të gjirit për përfitime tregtare.

Ka shumë kompani, të cilat bashkëpunojnë me organizata, apo spitale, që një pjesë te fitimieve për muajin tetor të shkojë për ti shërbyer kauzës, por nëse hedh një sy në bizneset shqiptare, veçanërisht ato të vogla, nuk ka asnjë njoftim se të ardhurat do të përdoren për gratë e sëmura, apo për të ofruar konsulta, por keqkuptohet si një muaj ku gratë mund të gjejnë çdo shërbim me ulje, jo domosdoshmërisht lidhur me shëndetin.

Megjithatë, kjo nuk është vetëm një çështje shqiptare, edhe kompani të njohura ndërkombëtare, si ushqimi të shpejtë, pijesh alkolike apo të gazuara kanë përdorur tetorin rozë për fushata marketingu, duke ngritur shpesheherë pikëpyetje etike dhe duke alarmuar ekspertët për efektet që këto produkte kanë në shëndetin e grave, por jo vetëm.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat