Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2025, 13:25

Bizneset po ndryshojnë qëllimin e kredimarrjes - Llakaj: Po investojnë në pajisje inovative për t’u përshtatur në BE

Nga Diamila Leka

Bizneset po ndryshojnë qëllimin e kredimarrjes - Llakaj: Po

Bizneset shqiptare, po ndryshojnë mënyrën se si duhet të përdorin kreditë bankare, ndërsa po tregojnë qasje më të qëndrueshme ndaj financimeve bankare. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, ndërmarrjet po marrin kredi më shumë për zgjerim apo modernizim aktiviteti. Sipas ekspertit të ekonomisë Remir Llakaj, kompanitë shqiptare, më shumë janë duke bërë investime në pajisje innovative për t’u përshtatur në tregun europian.

Remir Llakaj Ekspert Ekonomie:

“Nga të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, ka një ndryshim trendi, nga ana e subjekteve për qëllimin e marrjes së kredisë. Nëse më parë, marrja e kredisë konstatonte në likujdimin e pagave, apo në kryerjen e shpenzimeve operative, si likujdimi i faturave, apo të furnitorëve, tashmë ky trend ka ndryshuar dhe shoqëritë, apo kompanitë po investojnë më shumë në digjitalizimin e tyre në pajisje innovative që të jenë sa më të përshtatshëm në tregun europian.”

Sektori i prodhimit, ka një orientim më të fortë drejt modernizimit në veçanti, ndërsa po e përdor kreditimin si mënyrë për të rritur konkurrueshmërinë.

“Shoqëritë e prodhimit, po investojnë në pajisje duke qenë se kërkojnë që të jenë të konkurrueshëm në tregun europian dhe ky lloj investimi teknologjik i pajisjeve moderne, arrin që të ketë më shumë lehtësira në procesin e punës, në prodhim, si dhe në shitje.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat