Bizneset, detyrim për të deklaruar çdo vend të lirë pune - Drafti/ Shpallet paga për pozicion. Krijohet Pasaporta Digjitale e Punësimit

Bizneset në vend por edhe institucionet publike do të përballen me rregulla të reja dhe me të ashpra të tregut të punës.
Draftligji i hedhur për konsultim publik për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për nxitjen e punësimit, synon të rregullojë marrëdhëniet në tregun e punës si dhe të nxisë përshtatjen midis ofertës dhe kërkesë. Kështu, referuar ndryshimeve, çdo punëdhënës do të ketë për detyrë të shpallë ose të njoftojë në institucionin përgjegjës për punësimin dhe aftësitë, vendet e lira të paguara të punës nëpërmjet deklarimit në strukturat përkatëse rajonale/vendore të punësimit. Në çdo shpallje të vendit të lirë të punës, punëdhënësi duhet të bëjë publike intervalin e pagës për pozicionin e shpallur.
Gjithashtu, çdo punëdhënës ka detyrim të deklarojë dhe të përditësojë të dhënat që lidhen me marrëdhënien e punës së punonjësit.
Nga ana tjetër, çdo punëdhënës që largon nga puna një punonjës ka për detyrë të deklarojë sipas përcaktimeve ligjore largimin e punonjësve dhe ky informacion përcillet dhe tek zyra përkatëse e punësimit sipas vendbanimit të punonjësit. Informacioni i deklaruar përfshirë arsyen e largimit dhe kontakti i punonjësit, përcillet në mënyrë automatike tek institucioni përgjegjës për punësimin.
Në rast se punëdhënësit nuk bëjnë deklarimet përkatëse, do të përballen me gjoba sipas legjislacionit në fuqi.
Drafti po ashtu parashikon, krijimin e Pasaportës Digjitale të Punësimit dhe Aftësive si instrument kombëtar për dokumentimin, administrimin dhe verifikimin e informacionit mbi historikun e punësimit, profesionin, kualifikimet, aftësitë dhe përvojën profesionale të individit.
Parashikohet gjithashtu krijimi i bazës ligjore për funksionimin e Observatorit të Tregut të Punës dhe Aftësive si mekanizëm kombëtar i integruar për mbledhjen, shkëmbimin, përpunimin, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi tregun e punës dhe zhvillimin e aftësive.
Përmes ndryshimeve, synohet zgjerimi i kategorive që përfshihen në Skemën e Garancisë sovrane, përfshihet për herë të parë kategoria e “nxënësit punëmarrës”, në mbështetje të zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional në formën duale; zgjerohet konceptin e punëkërkuesit duke përfshirë edhe shtetasit shqiptarë me vendbanim jashtë Republikës së Shqipërisë, duke krijuar mundësi më të mëdha për përfshirjen e diasporës në shërbimet dhe programet e punësimit si dhe u jepet më shumë akses shtetasve të huaj që hyjnë, qëndrojnë ose synojnë të qëndrojnë ligjërisht në Shqipëri për qëllime punësimi.
Ndryshimet klimatike dhe ekonomia evropiane - Ekonomistët: Ky është vetëm fillimi. Kostot do të rriten më shpejt se temperaturat
Nxehtësia rekord dhe thatësirat këtë verë - të cilat shkencëtarët thonë se janë përkeqësuar nga ngrohja globale - kanë shkaktuar kaos në prodhimin e......
Ndërtesa më e madhe e apartamenteve në botë - Kinë, 20,000 njerëz jetojnë atje dhe nuk largohen kurrë
Një episod i Black Mirror mund të fillonte kështu: brenda një ndërtese masive prej 260,000 metrash katrorë me 20,000 banorë të cilëve nuk u lejohet kurrë të......
Të ardhurat familjare bien në Greqi dhe Austri - Pavarësisht rritjes së përgjithshme të OECD-së
Të dhënat e reja të OECD-së tregojnë një hendek në zgjerim midis rritjes ekonomike dhe prosperitetit të familjeve, me Greqinë dhe Austrinë që kanë pasur......
Zgjerohet aktiviteti kreditues në Kosovë - Stoku i huave arriti në 6.67 miliardë euro vitin e kaluar
Aktiviteti kreditues i sektorit bankar në Kosovë vazhdoi zgjerimin gjatë vitit 2025, por me ritëm më të ngadalshëm krahasuar me vitin paraardhës. Stoku i......
Temperatura rekord të larta - Evropa Perëndimore regjistron qershorin dhe korrikun më të nxehtë
Evropa Perëndimore përjetoi qershorin dhe korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Shërbimi i Ndryshimeve......
Furnizim më cilësor me energji, ndërhyrje në Kashar - OSSH hap garën, synohet modernizimi i rrjetit elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e kolektorëve kabllorë dhe zëvendësimin e kabllove të tensionit të mesëm të......
Kreditë me probleme zbresin në 3.7% në Qershor/ Niveli më i ulët që nga shkurti 2008. Likuiditeti shënon rënie të lehtë
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur sërish, duke arritur në 3.70% të totalit të huave në fund të qershorit 2026. Ky është niveli më......
Zjarri në Krujë/ Rama: Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar
Kryeministri Edi Rama informoi sot se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në......

