Bashkëpunimi më Italinë, Nufi: Kayo e Fincantieri ndikim të drejtpërdrejtë në modernizimin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në Itali, ku u mikprit nga, Ministri i Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministry me një postim në rrjetet sociale ku ai shkruan:
Romë – takim i përzemërt me homologun italian, Guido Crosetto, me të cilin ri-konfirmuam bashkërisht vullnetin e përbashkët në intensifikimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ndërkohë, kapitulli i bashkëpunimit tashmë i hapur mes #KAYO dhe #FINCANTIERI do të ndikojë drejtpërdrejt në modernizimin e kapaciteteve detare të Forcave tona Armatosura dhe në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri.
Gjatë takimit të dyja palët ri-konfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Të dy ministrat nënvizuan se Shqipëria dhe Italia po intensifikojnë bashkëpunimin e tyre strategjik në fushën e mbrojtjes. Pjesë e bisedimeve ishte edhe forcimi i rolit të Shqipërisë brenda Aleancës, veçanërisht në kuadër të Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm dhe ku përgatitjet kanë nisur me krijimin e Task-Forcës dhe Skuadrës Kombëtare të Organizimit të Samitit.
Dhoma e Tregtisë Tiranë: Investimet e huaja të rëndësishme për rritjen e vlerës së turizmit shqiptar
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson se investimet e mëdha të huaja në turizmin cilësor përbëjnë instrumentin vendimtar për ta kthyer rritjen e......
AKU: Plehu Ure në treg rezulton konform standardeve, analizat rrëzojnë pretendimet për cilësi të ulët
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë të ditur se produkti plehërues inorganik Ure që tregtohet në Shqipëri rezulton i regjistruar dhe në përputhje me......
Malaj takon shefin e Misionit të FMN-së - Në fokus qëndrueshmëria ekonomike dhe reformat strukturore
Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim Shefin e Misionit të Fondi Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, në kuadër të......
Konflikti mes ortakëve të Aeroportit të Vlorës - Karakaçi: Vonesat po penalizohen, mosmarrëveshjet s’mund të bllokojnë operimin
Qeveria ka nisur aplikimin e penaliteteve për vonesat e krijuara në Aeroportin e Vlorës, ndërsa garanton se vepra aeroportuale do ndërtohet dhe të jetë......
Nga depozitimi, te autokonsumatorët - Qeveria miraton projektligjin e ri për energjinë, Karakaçi: Do marrim financime nga BE
Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për rregullimin e sektorit të energjisë elektrike, një nismë që synon përshtatjen e tregut shqiptar me zhvillimet e......
Banka Shqiptare e Zhvillimit, financim deri 1 miliard euro/ Malaj: Bujqësia, SME-të dhe banesat sociale, sektorë prioritarë
Banka Shqiptare e Zhvillimit pritet të krijohet me një kapital prej rreth 100 milionë eurosh dhe të ketë kapacitet financimi deri në 1 miliard euro. Shifrat u......
“Origjina e pronës në Zvërnec, hetim nga SPAK”/ Kryeministri Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës
Gjatë një dalje për mediat, Kryeministri Edi Rama, foli për procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Ai u shpreh se në këtë......
Pensionistët dhe të verbërit, lehtësi tatimore - Grupet e interesit: Të zgjerohet gama e përfituesve
Projektligji i cili parashikon përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për pensionistët me rezidencë të huaj dhe të verbërit e punësuar dhe......



