Albana Koçiu, karriera nga drejtuese e administratës tek numri dy i qeverisë shqiptare

Albana Koçiu do të jetë zëvendës kryeministre e Shqipërisë, duke e lënë postin që mbante atë të ministres së brendshme. Albana Koçiu është lindur në Tiranë, më 10 Korrik 1977.
Znj. Koçiu ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale (1996-2000), në Universitetin e Tiranës me arritje të suksesshme duke u specializuar me një Master Shkencor mbi monitorimin e sistemit të shërbimeve sociale në Shqipëri (2005-2007). Ajo ka vazhduar duke dhënë kontributin e saj akademik si Profesor i Asociiuar që prej vitit 2010 deri në vitin 2022 pranë Departamentit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2001, Znj. Koçiu iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, si drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Në vijim, ajo ka mbuluar edhe detyra të tjera të rëndësishme si Drejtore e Qendrës Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve gjatë periudhës 2007-2008, dhe si Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme së Menaxhimit të Shërbimeve gjatë periudhës 2008-2011.
Në qeverinë e fundit zonja Koçiu mbajti postin e Ministrit të Punëve të Brendshme prej shtatorit 2025.
Përpara kësaj detyre, ajo ishte Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke nisur nga muaji shtator 2023. Ndërsa më herët, Albana Koçiu mbante pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike, që prej vitit 2013.
Në kuadër të kësaj detyre, znj. Albana Koçiu u emërua nga qeveria shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian, duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR).
Gjatë mandatit të saj, ajo ka inciiuar me profesionalitet dhe integritet reforma të rëndësishme në këtë sektor mbi organizimin e administratës së një shteti, duke synuar rritjen e standardeve dhe përafrimin e kuadrit ligjor përkatës me atë të Bashkimit Evropian. Ajo është vlerësuar për punën e saj, ku është spikatur edhe në nivel rajonal duke u propozuar si Anëtare e Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor (RESPA), përgjegjësi e cila u zhvillua me efikasitet dhe devotshmëri deri në momentin e largimit të saj në vijim të emërimit në detyrën e re të ministrit.
Znj. Koçiu ka në tërësi një eksperiencë mbi 20-vjeçare në menaxhim, në pozicione drejtuese në administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe të shërbimeve sociale.
U zgjodh Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari “rikthehet në shtëpi”
I sapo zgjedhur ministër i brendshëm, Besfort Lamallari është më i ambjentuari me detyrën e re që po merr. Kjo për faktin se Lamallari ka shërbyer si......
Për herë të parë ministra, kush janë katër emrat e rinj që ju shtuan qeverisë
Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili, është lindur më 26 mars 1990 në Sarandë. Ka studiuar për drejtësi dhe më pas ka......
Kryeministri Rama bën ndryshime në Qeveri, Albana Koçiu caktohet zv.kryeministre
Kryeministri Edi Rama ka riformatuar qeverinë e tij pas takimit të përbashkët me ministrat dhe grupin parlamentar socialist. Sipas njoftimëvë Rama ka bërë......
Ministri Demo: Javën që vjen do mbledhim fakte nga terreni për Reformën Territoriale
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur fakt-mbledhës në territor, lidhur me Reformën......
Vengu: Mbrojtja si motor i gatishmërisë, zhvillimit ekonomik dhe punësimit
Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se e gjithë veprimtaria në fushën e......
Rivlerësimi i pronave - Malaj: Jashtë Tiranës, vetëm me ekspert privat
Qytetarët të cilët duan të rivlerësojnë banesat e tyre, por jetojnë jashtë Tiranës, duhet të marrin vlerësues privat. Kështu është shprehur ministri i......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave inspekton Degën Doganore Bllatë: Zbatim i plotë i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një inspektim në Degën Doganore Bllatë, në vijim të masave të ndërmarra për përballimin e......
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të Kosovës
Sot, më 26 shkurt, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI-Tiranë) u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të......


