AKMC bashkëpunim me Francën për menaxhimin e emergjencave civile!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mirëpriti një delegacion francez të përfaqësuesve të Kursit të Studimeve të Larta të Ministrisë së Brendshme të Francës (IHEMI), në kuadër të sesionit të 36-të me temë “Siguria dhe Drejtësia”.
Delegacioni, i kryesuar nga Nënkoloneli i Xhandarmërisë Jean-Stephan Nogue, Shef i Departamentit të Sigurisë dhe Drejtësisë, përfshinte ekspertë të fushave të rendit publik, magjistraturës, qeverisjes vendore, sistemit penitenciar, emergjencave civile dhe shërbimit zjarrfikës francez.
Gjatë vizitës, sipas njoftimit të AKMC, ata u njohën me organizimin dhe funksionimin e sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri, kuadrin ligjor për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë, strukturat operacionale dhe mekanizmat e reagimit emergjent në të gjitha nivelet administrative.
Në vijim të aktivitetit, delegacioni vizitoi ambientet e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, ku u prezantuan aspektet teknike dhe procedurat e ndërhyrjes në kohë reale.
AKMC thekson se, ky shkëmbim përbën një kontribut të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve dhe në promovimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërinstitucional në fushën e menaxhimit të emergjencave civile.

“30 mln euro mbështetje financiare për bizneset” - Nga kreditë, te asistenca teknike, çfarë përmban programi italo-shqiptar?
Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët......

Turi rajonal, Kaja Kallas vizitë në Ballkan - Përfaqësuesja e BE-së takon liderët e partive në Kosovë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor. Si pjesë e vizitës rajonale, ajo do......

FMN i kërkon SHBA-së të frenojë deficitin fiskal - Politikat e Trump shtojnë pasigurinë në tregjet financiare
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar SHBA-së të frenojë deficitin fiskal dhe të përballet me borxhin në rritje. Planet e Trump për uljen e taksave dhe......

Trump avancon projektligjin e taksave - Masa pritet të rrisë borxhin e SHBA-së me 3.8 trilionë USD
Projektligji i Donald Trump për taksat dhe shpenzimet kaloi një pengesë të rëndësishme në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht përçarjeve mes republikanëve.......

“Kapitulli i BE për taksat, i vështirë për Shqipërinë” - Deliu: Arsimi, shkencat dhe kultura nuk e kanë shumë të rëndë legjislacionin
Me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 3 mbi “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”, Shqipëria nis punën për harmonizimin e legjislacionit të......

BYD “sfidon” rivalët evropianë - Kompania kineze prezanton makinën e re elektrike në Evropë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD prezantoi makinën me kosto të ulët Dolphin Surf, që u bë modeli i tij i 10-të i disponueshëm në Evropë. Eventi i......

Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt? Vajzat ‘mbretëresha’ të Shkencave Sociale, djemtë në frontin e Shërbimeve
Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre......

Lufta ndaj lajmeve të rreme në Shqipëri - Prezantimi i gjetjeve nga AMA dhe Faktoje: Portalet abuzojnë
Mungesa e vërtetësisë së lajmit, për shkak të presionit të kohës, rritja e numrit të portaleve që operojnë në rrjete sociale, si dhe një sërë faktorësh të......