BYD “sfidon” rivalët evropianë - Kompania kineze prezanton makinën e re elektrike në Evropë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD prezantoi makinën me kosto të ulët Dolphin Surf, që u bë modeli i tij i 10-të i disponueshëm në Evropë. Eventi i Berlinit rrit presionin mbi rivalët evropianë për të prodhuar alternativa më të përballueshme, me koston që është ende një pengesë e madhe për zgjerimin e tregut vendas.
Deri në fund të qershorit, versionet do të jenë të disponueshme me një çmim ofertë prej 19,990-24,990 eurosh, njoftoi kreu i shitjeve të BYD.
Vetëm një numër i vogël modelesh, si Dacia Spring ose T03 i Leapmotor, janë në shitje në Evropë për nën 20,000 euro, megjithëse 11 makina të reja me çmim nën 25,000 euro do të dalin këtë vit, duke përfshirë Renault R5, Fiat Grand Panda dhe Hyundai Inster.
"Segmenti i makinave kompakte është kufiri i ardhshëm për elektrifikimin në Evropë. Ne mendojmë se ky treg ka potencial të madh," thanë burime nga BYD në Berlin.
Versioni kinez i automjetit, Seagull, ka nxitur rritjen eksponenciale të BYD në Kinë, i dyti vetëm pas Model Y të Tesla-s në shitjet totale në vitin 2024 me mbi 442,000 regjistrime.
Në nivel global, shitjet e modelit janë rritur me 45% këtë vit deri më tani në 170,000. BYD, që vitin e kaluar e tejkaloi Tesla-n duke u bërë prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë, po riorganizon operacionet e saj evropiane, duke zgjeruar rrjetin e shitësve e duke ofruar më shumë versione hibride.
Të dhënat tregojnë se riorganizimi po funksionon. Në Gjermani, u realizuan 2,791 shitje në katër muajt e parë të vitit, duke iu afruar shpejt 2,891 automjeteve të regjistruara gjatë gjithë vitit 2024.
Ky sukses pasqyrohet në të gjithë Evropën, ku shitjet u katërfishuan në tremujorin e parë në 37,201 makina, në kontrast të thellë me shitjet e Tesla-s, të cilat ranë me 37.2%.
Sondazh

Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt? Vajzat ‘mbretëresha’ të Shkencave Sociale, djemtë në frontin e Shërbimeve
Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre......

Lufta ndaj lajmeve të rreme në Shqipëri - Prezantimi i gjetjeve nga AMA dhe Faktoje: Portalet abuzojnë
Mungesa e vërtetësisë së lajmit, për shkak të presionit të kohës, rritja e numrit të portaleve që operojnë në rrjete sociale, si dhe një sërë faktorësh të......

Dekarbonizimi i sektorit të energjisë - Komuniteti i Energjisë: Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit, i përmbushur në masën 66%
Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit të nevojshëm për dekarbonizimin e sektorit të energjisë nga Shqipëria është përmbushur në masën 66%. Raporti i fundit i......

Marrëveshja për parqet eko-industriale/ Suarez: Vizion afatgjatë për industri më konkurruese dhe efikase!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nënshkruan sot......

Çfarë blemë nga India në Prill? Lëndët djegëse përfaqësojnë më shumë se gjysmën e vlerës totale
Shifrat e tregtisë së jashtme për muajin Prill të këtij viti konfirmojnë një konfigurim të partnerëve kryesore si në drejtim të importeve, ashtu edhe sa i......

Rreth 6.78 mld lekë për shpëtimin e bankave nga falimentimi - BSH: Në prill u shtua kontributi në Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, që përdoret për shpëtimin e bankave në rast falimentimi, apo krizash financiare, ka arritur në 6.78 miliardë lekë.......

Bitcoin arrin nivele historike - Rritja u nxit nga dobësimi i dollarit amerikan
Bitcoin ka arritur një nivel të lartë historik, duke tejkaluar vlerën e mëparshme të janarit. Rritja është nxitur nga lehtësimi i tensioneve tregtare dhe nga......

Udhëheqësit e G7 diskutojnë tarifat tregtare - Bisedimet trajtuan mbështetjen për Ukrainën, politikat e Kinës
Ministrat e financave të G7 kërkuan të gjenin një kompromis mbi tarifat e SHBA-së dhe të ruanin unitetin në takimin e fundit. Ndër çështjet e diskutuara......