Shqipëria Postuar më 22 Maj 2025, 11:47

Marrëveshja për parqet eko-industriale/ Suarez: Vizion afatgjatë për industri më konkurruese dhe efikase!

Nga Edel Strazimiri

Marrëveshja për parqet eko-industriale/ Suarez: Vizion afatgjatë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nënshkruan sot marrëveshjen që mbështet zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi përfaqëson një hap kyç në zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator të nevojshëm për të mundësuar transformimin e qëndrueshëm të zonave industriale në Shqipëri, në përputhje me standardet mjedisore të BE-së dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Javier Suarez, Menaxher këshillimi për shtetet dhe ekonomitë në IFC, mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që mbështet zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri.

Ai e vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes, si një moment shumë të rëndësishëm për kapitullin e radhës që do të ketë Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot dhe që jemi të gjithë bashkë dhe për të shënuar këtë gur të rëndësishëm kilometrik për zhvillimin e qëndrueshëm industrial”, tha Suarez.

“Marrëveshja e nënshkruar sot është pasqyrimi i një angazhimi të përbashkët për bashkëpunim midis institucioneve tona por edhe për një vizion afatgjatë për të patur industri më të pastra, më efikase dhe më konkurruese sipas standardeve të BE-së”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat