Shqipëria Postuar më 22 Maj 2025, 09:57

‘Auto-moto Park’, qeveria akordon 3 mln euro shpronësime - Projekti që po ngrihet në Elbasan, ka nisur të zbatohet

Nga SCAN TV

‘Auto-moto Park’, qeveria akordon 3 mln euro shpronësime -

Qeveria ka miratuar fondin prej gati 3 mln euro shpronësime për pronat që preken nga realizimi i projektit “Auto-moto Park” në Elbasan. Vendimi i marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure, vjen në një kohë kur projekti ka nisur të vihet në jetë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda 2030 do të jetë gati për të pritur Formula1. 

Fondi i akorduar prej 3 milionë euro do të dalë nga buxheti i shtetit. Sipas vendimit të miratuar në qeveri vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekë, do të kalojë nga buxheti i shtetit në llogarinë “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Për realizimin e projektit të Auto Moto Parku, një projekt i dakordësuar me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit puna tashmë ka nisur. Pista e gjatë 4444 m është projektuar për një shpejtësi deri në 349 km në orë.

Ky projekt u prezantua në mars nga kryeministri Edi Rama, i cili premtoi që brenda vitit të ardhshëm do të jetë gati, ndërsa brenda 2030 do të mirëpresë mbajtjen e garave të Formula1.

Po ashtu, Auto Moto Park pritet të jetë një motor i ri ekonomik, ku përveç pistës që do të përdoret jo vetëm për Formula 1, përfshihen hapësira për panaire, muze, retro, qendra edukative motosporti dhe qendra edukimi për sigurinë rrugore.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat