Analiza Postuar më 22 Maj 2025, 11:45

Çfarë blemë nga India në Prill? Lëndët djegëse përfaqësojnë më shumë se gjysmën e vlerës totale

Nga Scan TV

Çfarë blemë nga India në Prill? Lëndët

Shifrat e tregtisë së jashtme për muajin Prill të këtij viti konfirmojnë një konfigurim të partnerëve kryesore si në drejtim të importeve, ashtu edhe sa i përket eksporteve. Nëse analizojmë dhjetë partnerët kryesorë të importit, krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar, shifrat thonë se kanë dalë nga renditja Bullgaria për t’u zëvendësuar me Indinë.

Ndërkohë, në muajin Prill të vitit 2025, ndër partnerët kryesorë më të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve është India me 153%, krahasuar me të njetin muaj të vitit 2024. Në total importet me këtë shtet për muajin Prill u vlerësuan në 1.3 miliardë lekë ose rreth 13 milionë euro.

Nëse analizojmë ecurinë historike që nga muaji Janar i vitit 2005, të dhënat tregojnë se në tre vitet e fundit ka patur një rrtije të ndjeshme të importeve me këtë vend. Vlera e muajit Prill të këtij viti është e dyta më e lartë, pas së njetit muaj të vitit 2023, nëse analizojmë muajin e katërt ndër vite.

Rritja e importeve shqiptare nga India mund të vijë për disa arsye, që lidhen me zhvillimet ekonomike globale, tregtare dhe nevojat e tregut vendas.

Por çfarë kemi importuar nga India?

Peshën më të madhe e mbajnë lëndët djegëse me një vlerë prej 726 milionë lekësh, duke përfaqësuar më shumë se gjysmën e vlerës totale të importeve nga ky vend. Produktet qeramike, kafe, çaj dhe erëza ndjekin në renditje, me një peshë prej 19%.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat