Shqipëria Postuar më 22 Maj 2025, 09:59

Shqipëri-BE, mbahet në Bruksel Konferenca V Ndërqeveritare - Hapet grupkapitulli i ‘Konkurrueshmërisë’

Nga SCAN TV

Shqipëri-BE, mbahet në Bruksel Konferenca V Ndërqeveritare -

Këtë të enjte mbahet në Bruksel Konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga   Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi do të shërbejë për hapjen grupkapitullit të tretë në procesin e negociatave që ka të bëje me "Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse".

Ky grupim  i tretë përfaqëson përfshin tetë fusha negocimi që janë:

- Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

- Kapitulli 16 (Tatimet)

- Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

- Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

- Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

- Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

- Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

- Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.

Ky është grup kapitulli i katërt që hapet në procesin e negocimit. Grupimit i parë, ai themelor u hap më 15 tetor 2024, Grupimi i gjashtë për Marrëdhëniet me Jashtë u hap më 17 Dhjetor 2024, ndërsa Grupimi i dytë, Tregu i Brendshëm, u hap më 14 Prill 2025, gjatë konferencës së katërt ndërqeveritare që u mbajt në Luksemburg.

Ecja me ritëm të përshpejtuar në procesin e negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.

Përfundimi me sukses i negociatave pritet të sjellë përmirësime të ndjeshëm në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t'u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat