A po e nxit shteti rritjen e pagave në sektorin privat? - Gjokutaj: Kërkon më shumë se lehtësirat fiskale

Rritja e pagave në administratën publike ka rikthyer në vëmendje debatin mbi nivelin e pagave në sektorin privat dhe mënyrat se si mund të nxitet rritja e tyre. Ndryshe nga vendimmarrja në sektorin shtetëror, biznesi privat funksionon mbi logjikën e tregut, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë.
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, vlerësonë se rritjet e pagave në administratë nuk përkthehen automatikisht në të njëjtin ritëm edhe për kompanitë private, të cilat përballen me kosto dhe kushte të tjera operim
“Mendoj që jo direkt, pasi rritja e pagave e mirëfilltë që ndodhi në vitet 2024-2025, nuk arriti dot të motivonte sektorin privat për të ndjekur të njëjtin ritëm pasi ka rregulla të tjera, vendimmarrja nuk është politike, por është vendimmarrje e diktuar nga tregu dhe nga ajo çfarë kompanitë dhe bizneset kanë vet, porn ga ana tjetër ka të bëjë me mënyrën sesa ekonomia është konkurruese. Në kushtet kur këto nuk ndodhen, natyrisht sektori privat qëndon në një vendimmarrje në rritje, por në një rritje të tillë që mos t’i rëndojë kostot e përditshme e të bërit biznes.”
Ndër të tjera thekson se nxitja e rritjes së pagave në sektorin privat nuk duhet të mbështetet vetëm te masat fiskale apo financiare, por te një qasje më e gjerë reformuese në tregun e punës.
“Së pari nismat nuk duhet të jenë financiare dhe fiskale, por duhet të jenë në lidhje me tregun e punës, pra një reformim të tregut tëpunës, në kuadër të mënyrës sesi do i qasen punonjësit të rinj, me qëllim që të rritet ajo pjesë e vlefshmërisë, për të rritur produktivitetin e bizneseve, nga ana tjetër pjesa që ka të bëjë me mënyrën sesi konkurrueshmëria në vend do të duhet të ndryshonte dhe formalizimi i tyre me qëllim që të gjitha këto sëbashku ta bëjnë biznesin të interesuar që të ketë kosto sa më të lirë në kuadrin e shtrenjtimin e kostos së punës dhe nga ana tjetër një qasje më produktive sa i përket mënyrës sesi ai do operojë, jo thjesht në përditshmëri, por edhe në aspektin afatmesëm dhe afat gjatë.”
Sipas Gjokutajt, lehtësira fiskale është një ndihmë e përkohëshme por nuk është nxitje, sepse sipas tij ajo nuk e shtrin efektin për aq kohë sa duhet rikuperim i kostove në tregun e punës.
Kursi i këmbimit “godet” depozitat në euro - Ku duhet t'i shpenzojmë dhe investojmë paratë në kushtet e forcimit të lekut?
Rreziku nga kursi i këmbimit i ka bërë shumë qytetarë të reflektojnë për kursimet e tyre gjatë vitit 2025. Depozitat në euro hapen kryesisht nga individë......
“Miratoni statusin e minatorit” - Tabaku: Mbrojtje e veçantë sociale. Deputetët e PS: Projektligj populist
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar miratimin e statusit të minatorit, për të siguruar mbrojtje të veçantë sociale dhe përmirësim të......
Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? - Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime
Fermerët duhet të mbledhin të gjitha faturat e shitjes së produkteve bujqësore tek grumbulluesit, në mënyrë që të përfitojnë nga masa e kompensimit të......
Nuk ka zbritje akcize për birrën vendase! - Mazhoranca rrëzon propozimin. Tabaku: 11 % rënie prodhimi
Unifikimi i akcizës për birrën në vitin 2022 në 710 lekë/hektolitër ka sjellë dëmtim të prodhimit vendas dhe rritje të importeve. Me argumentin se prodhimi......
Sa fitojnë bankat nga interesat tona? - BSH: Të ardhurat totale neto bashkë me komisionet, më të ulëta se në 2024
E keni menduar ndonjëherë se sa para marrin bankat nga interesat që ne paguajmë për kreditë? Të ardhurat bruto nga interesat gjatë vitit të kaluar ishte 97......
Indeksi i korrupsionit, rajoni nuk performon mirë/ Shqipëria në vend të 91 për vitin 2025. Serbia me 33 pikë renditet e fundit
Mënyra më e mirë për të matur korrupsionin në një vend është pikërisht perceptimi mbi të, dhe “Transparency International” publikon çdo vit raportin më......
Qiratë në Shqipëri ndër më fitimprurëset në Europë/ Në Tiranë, Durrës e Vlorë investimi kthehet më shpejt falë qirave
Shqipëria po konsolidohet gradualisht si një nga tregjet më interesante në Europë për investime në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në sektorin e qirave.......
Ndërtimi i korridorit 8 rrugor - Gati shpronësimet për 148 pasuri në lotin II të segmentit Elbasan - Qafë Thanë
Problematika e shpronësimeve në lotin II të korridorit 8, po shkon drejt zgjidhjes, duke hapur rrugë përfundimit të punimeve. Agjencia Shtetërore e......


