“94 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - 3-mujori, rritet stoku i detyrimeve për investime dhe gjyqe
Viti 2025 ka nisur me rritje të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve.
Rerferuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura ka arritur në total në 9.4 miliardë lekë apo 94 milionë euro nga 73 milionë euro në dhjetor 2024, duke regjistruar një rritje me rreth 21 milionë eurosh.
Në totalin e borxhit të akumuluar deri në Mars 2025, qeveria qendrore zë 3.8 miliardë lekë dhe ndërsa pushteti vendor zë afro afro 4.2 miliardë lekë. Ajo që vihet re është që qeveria qendrore kja rritur stokun e detyrimeve nga fundviti 2024 me rreth 1.2 miliardë lekë, ndërsa pushteti lokal ka kapërcyer me afro 900 milionë lekë në 3 mujorin e parë të vitit.
Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambeturave, peshën më të madhe e zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Konkretisht, detyrimet për investime, arrijnë vlerën e rreth 2.8 miliardë lekëve, zë ky i cili ka pësuar rritje në të dy nivelet e qeverisjes, atë qendrore dhe vendore.
Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve arrin në 2.4 miliardë lekë, nga 1.3 miliardë lekë që regjistroheshin në Dhjetor 2024.
Kategoria “ të tjera” zë afro 1,3 miliardë lekë të totalit të detyrimeve.
Stoku i detyrimeve të prapambetura ka luhatje të vazhdueshme nga një tremujor në tjetrin në varësi të punëve publike të hapura, por angazhimi i qeverisë dhe detyrimi i pushtetit vendor është që të ndjekë një trend shlyerjeje deri në zerimin e plotë të tyre. Shifra në raport me vitet e kaluara është ndjeshëm më e ulët.

Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve/ Dervishi: Transparenca duhet të funksionojë si një mekanizëm real!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve......

Projekti për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë - Zgjerim i trasesë, 4 stacione të reja dhe rindërtim i tunelit me gjatësi 380 m
Përpjekjet për sigurimin e fondeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës –Rrogozhinë kanë disa vite që kanë nisur, teksa në nëntor të vitit 2020......

Rishpërndahen paratë e buxhetit 2025 - Malaj: Më shumë fonde për sigurinë kibernetike, IT-në dhe infrastrukturën
Rishpërndarje të fondeve për sigurinë kibernetike, teknologjinë e informacionit, garancinë sovrane në bujqësi dhe infrastrukturën. Këto janë vetëm disa nga......

Tensionet në Iran rrisin çmimin e naftës - Sulmet amerikane dhe reagimi i mundshëm iranian “turbullojnë” tregjet
Investitorët reaguan ndaj sulmeve amerikane drejt Iranit gjatë fundjavës, ndërsa Teherani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbenin raketa të hënën në mëngjes.......

Kujt ia kemi besuar importin e naftës? Arabia Saudite dominon në Maj, Omani largohet nga lista
Importet e naftës dhe lëndëve djegëse minerale në Shqipëri për muajin maj 2025 kanë pësuar një zhvendosje të ndjeshme në raport me të njëjtin muaj të një......

Shqiptarët nuk i preferojnë akulloret e importuara? - Deri në 400 kg në ditë prodhim “Made in Albania”
Pa ngrënë një akullore në verë e jo vetëm, askush nuk rri. Por, cilat janë shifrat e importit? Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,......

Itali, emigracioni në nivele rekord - Largimet e italianëve dhe mbërritjet e të huajve, në vlerat më të larta të dekadës
Numri i italianëve që largohen nga atdheu i tyre dhe i të huajve që hyjnë në vend është rritur në nivelin më të lartë në dekadën e fundit, treguan të dhënat......

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë, sigurohet financimi - BERZH miraton kredinë 30 mln euro, projekti ka kosto totale prej 120.5 mln euro
Linja hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po hyn në një fazë të re zhvillimi. Projekti për rehabilitimin e saj ka siguruar tashmë edhe miratimin e kredisë 30......