Shqiptarët nuk i preferojnë akulloret e importuara? - Deri në 400 kg në ditë prodhim “Made in Albania”
Pa ngrënë një akullore në verë e jo vetëm, askush nuk rri. Por, cilat janë shifrat e importit? Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, shihet që importi i akulloreve në periudhën janar-maj për ketë vit ka rënë, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar-maj të këtij viti janë importuar rreth 1 milionë e 120 mijë kilogramë akullore ose rreth 443 milionë e 260 mijë lekë.
Por importi i akulloreve është në rënie këtë vit, duke e krahasuar me periudhën paralele të vitit të kaluar, ku shifrat tregojnë se në janar-maj të 2024 janë importuar gjithsej 1 milionë e 364 mijë kilogramë akullore, ose 481 milionë e 145 mijë lekë.
Sipas të dhënave të doganave, për vitin 2024 janë importuar në total 3 milionë e 421 mijë kilogramë akullore në total, ose rreth 1 miliardë e 145 milionë lekë.
Por cilat janë kostot e prodhimit të një akulloreje?
“Akullorja është e shtrenjtë në përgjthësi, duke nisur nga makineritë, nga frigoriferët, nga lënda e parë. Akullorja është produkt i shtrenjtë. Sezonin e nisim që në mars, deri në fund të nëntorit. Në mars, prill, maj, ka shumë punë, fluks. Në korrik e gusht njerëzit largohen në plazhe, qetësohet situata. Shtator rikthehet përsëri, akullorja ka vlera, ka proteina, qumështi,” shprehet Endri Kapaj, prodhues akulloresh.
Për të mbuluar kostot edhe për të arritur në fitime, në vëzhgimin që Scan Tv ka bërë, një kupë akullore kushton 100-150 lekë në Tiranë.

Itali, emigracioni në nivele rekord - Largimet e italianëve dhe mbërritjet e të huajve, në vlerat më të larta të dekadës
Numri i italianëve që largohen nga atdheu i tyre dhe i të huajve që hyjnë në vend është rritur në nivelin më të lartë në dekadën e fundit, treguan të dhënat......

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë, sigurohet financimi - BERZH miraton kredinë 30 mln euro, projekti ka kosto totale prej 120.5 mln euro
Linja hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po hyn në një fazë të re zhvillimi. Projekti për rehabilitimin e saj ka siguruar tashmë edhe miratimin e kredisë 30......

Shitblerja e tokës, “ngërçi” i Shqipërisë me BE - Kolasi: Ligji përkatës pritet të miratohet së shpejti. Zbatimi do të kërkojë shumë kohë
Shitblerja e tokës bujqësore dhe pyjeve është një nga sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit me BE-në lidhur me......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Regjistër digjital për ullirin - Lushnja, Fieri, Mallakastra dhe Vlora me hartë të re
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë- Krujë ka shpallur hapjen e tenderit, për studim fushor për identifikimin, regjistrimin dhe......

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit? - Një bllokadë totale do të çonte çmimin e naftës mbi 200 dollarë për fuçi
‘Bab as-Salam’ apo 'Porta e Paqes' është quajtur Ngushtica e Hormuzit në arabisht për shekuj me radhë. Kjo rrugë kyçe ujore mund të bëhet porta hyrëse për......

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin teokratik të pajiset me armë bërthamore
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku SHBA sulmuan bazat bërthamore të Iranit. Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria mbështet......

Parlamenti iranian kërkon mbylljen e ngushticës së Hormuzit - Ekonomia botërore në rrezik
Majlisi, Parlamenti i Teheranit, “ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të......