Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve/ Dervishi: Transparenca duhet të funksionojë si një mekanizëm real!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e cila po zhvillohet në Berlin nga data 23-25 qershor 2025.
Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare mbledh përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të të drejtës së informimit nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe aksesin e qytetarëve në informacionin publik.
Tema kryesore e edicionit të këtij viti është “Aksesi në informacionin mjedisor në epokën digjitale”, duke sjellë në qendër të vëmendjes rëndësinë e informimit të publikut për çështje që lidhen me mjedisin, në një kohë kur teknologjia dhe të dhënat luajnë një rol gjithnjë e më të madh në vendimmarrje dhe ndërgjegjësim qytetar.
Komisioneri Dervishi në fjalën përshëndetëse në nisje të punimeve të konferencës, në cilësinë e Presidentit të Përkohshëm të ICIC theksoi se “e drejta për informim është oksigjeni i demokracisë ajo që mban gjallë llogaridhënien, pjesëmarrjen qytetare dhe ndërtimin e besimit”.
Në fjalën e tij, ai theksoi se transparenca nuk duhet të mbetet një koncept teorik, por të funksionojë si një mekanizëm real dhe i qëndrueshëm për të afruar institucionet publike me qytetarët, veçanërisht në fushat që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme, si mjedisi dhe shërbimet publike.
Ndërsa Prof. Dr. Louisa Specht-Riemenschneider, Komisionerja Federale për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit, Gjermani përmendi në fjalën e saj krijimin e ICIC në Berlin 22 vite më parë dhe vuri në dukje rolin e kësaj organizate.
“ICIC është një platformë unike për të shkëmbyer ide dhe përvoja. E drejta për informim përballet me kërcënime dhe sfida, veçanërisht sa i përket informacionit mjedisor, të cilave duhet t’u japim zgjidhje specifike. Duhet të forcojmë transparencën dhe të ardhmen e qëndrueshme sepse e drejta për informim është bazë për demokracinë dhe katalizator për ndryshim pozitiv” u shpreh Komisionerja gjermane.
Punimeve të konferencës iu drejtuan edhe znj. Rita Schëarzelühr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë e Mjedisit të Gjermanisë dhe Guilherme Canela de Souza Godoi, Drejtor i Departamentit për Përfshirjen Digjitale, UNESCO.
Zyrtarja e lartë e Ministrisë gjermane të Mjedisit u shpreh se “autoritetet publike që prodhojnë dhe mbajnë të dhëna dhe informacion mjedisor kanë përgjegjësinë të jenë më transparente dhe t’i publikojnë këto të dhëna në mënyrë sa më miqësore për publikun. Informacioni duhet të jetë i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i qasshëm për të gjithë.”
Ndërsa përfaqësuesi i UNESCO-s vuri në dukje se “po jetojmë një moment të rëndësishëm, por jo të lehtë, ku themelet e institucioneve të llogaridhënies janë nën sulm dhe kjo përbën kërcënim për vetë funksionimin e demokracisë. Që demokracia të funksionojë, kërkohen autoritete të pavarura që punojnë, një media e lirë dhe një shoqëri civile aktive.”
Programi i konferencës përfshin një sërë panelesh tematike shumë prej të cilave zhvillohen paralelisht duke trajtuar ndër të tjera: rolin e teknologjisë në përmirësimin e transparencës, përfshirjen e shoqërisë civile, sfidat e Komisionerëve në garantimin e qasjes në informacion mjedisor dhe ndarjen e praktikave të mira midis institucioneve homologe.
Konferenca kulmon me sesionin e mbyllur më 25 qershor, ku do të zhvillohet zgjedhja e Presidencës dhe Sekretariatit të ri të ICIC për periudhën 2025–2027, një moment kyç për drejtimin dhe forcimin e këtij rrjeti global, ku Shqipëria, kandidon zyrtarisht per presidencën e ICIC për një mandat të plotë 2-vjeçar.

Projekti për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë - Zgjerim i trasesë, 4 stacione të reja dhe rindërtim i tunelit me gjatësi 380 m
Përpjekjet për sigurimin e fondeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës –Rrogozhinë kanë disa vite që kanë nisur, teksa në nëntor të vitit 2020......

Rishpërndahen paratë e buxhetit 2025 - Malaj: Më shumë fonde për sigurinë kibernetike, IT-në dhe infrastrukturën
Rishpërndarje të fondeve për sigurinë kibernetike, teknologjinë e informacionit, garancinë sovrane në bujqësi dhe infrastrukturën. Këto janë vetëm disa nga......

Tensionet në Iran rrisin çmimin e naftës - Sulmet amerikane dhe reagimi i mundshëm iranian “turbullojnë” tregjet
Investitorët reaguan ndaj sulmeve amerikane drejt Iranit gjatë fundjavës, ndërsa Teherani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbenin raketa të hënën në mëngjes.......

Kujt ia kemi besuar importin e naftës? Arabia Saudite dominon në Maj, Omani largohet nga lista
Importet e naftës dhe lëndëve djegëse minerale në Shqipëri për muajin maj 2025 kanë pësuar një zhvendosje të ndjeshme në raport me të njëjtin muaj të një......

Shqiptarët nuk i preferojnë akulloret e importuara? - Deri në 400 kg në ditë prodhim “Made in Albania”
Pa ngrënë një akullore në verë e jo vetëm, askush nuk rri. Por, cilat janë shifrat e importit? Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,......

Itali, emigracioni në nivele rekord - Largimet e italianëve dhe mbërritjet e të huajve, në vlerat më të larta të dekadës
Numri i italianëve që largohen nga atdheu i tyre dhe i të huajve që hyjnë në vend është rritur në nivelin më të lartë në dekadën e fundit, treguan të dhënat......

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë, sigurohet financimi - BERZH miraton kredinë 30 mln euro, projekti ka kosto totale prej 120.5 mln euro
Linja hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po hyn në një fazë të re zhvillimi. Projekti për rehabilitimin e saj ka siguruar tashmë edhe miratimin e kredisë 30......

Shitblerja e tokës, “ngërçi” i Shqipërisë me BE - Kolasi: Ligji përkatës pritet të miratohet së shpejti. Zbatimi do të kërkojë shumë kohë
Shitblerja e tokës bujqësore dhe pyjeve është një nga sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit me BE-në lidhur me......