4 rrugë me pagesë, ARRSH platformë për mirëmenaxhimin - Hapet tenderi 120.3 mln lekë, përdorues do të jenë edhe koncesionarët
Teksa rrugët me pagesë pritet të shtohen, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ngrejë një platformë të integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit.
Ky dikaster ka hapur tenderin me fond limit rreth 120.3 mln lekë, teksa në dokumentet shoqëruese bën me dije se Platforma Smart Tolling Software (STSP) duhet të jetë në gjendje të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura.
“Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Përdorues të platformës do të jenë Autoriteti Rrugor Shqiptar, Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, si dhe koncesionarët ekzistues dhe ata të ardhshëm.
Aktualisht janë 2 akse ku aplikohet pagesa për kalimin në rrugë e më konkretisht rruga e Kombit dhe rruga Thumanë – Kashar, ndërkohë që këtë viti pritet të nisë pagesa për kalimin në tunelin e Llogarasë. Po ashtu, pjesë e sistemit do të jenë edhe segmentet e rrugës Kashar – Lekaj, që janë në ndërtim.
Sa i takon Enti Kombëtar të Operimit Rrugor, ai u ngrit vitin që shkoi me vendim qeverie, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve.
Sipas vendimit, EKORR ka si objekt të veprimtarisë jo vetëm operimin e rrugëve me pagesë, por edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, siç janë vendet e pagesës, prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë, arkëtimin e tarifës, etj.
Po ashtu, kjo shoqëri do të ketë si objekt të punës edhe monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse.
Sondazh

2024, papunësia në Shqipëri zbret në 8.8% - Shifrat reflektojnë rënien e popullsisë dhe ndryshimet demografike
Papunësia në Shqipëri për popullsinë 15 vjeç e lart regjistrohet në 8.8 për qind. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije shifrat nga anketa......

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, në Shqipëri - Në fokus, reformat dhe negociatat për anëtarësimin në BE
Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar......

“Rritet aksesi në financë i pensionistëve” - Ministrja Ibrahimaj: Tekstilet, një tjetër sektor që do të mbështetet nga Banka e Zhvillimit
Përveç bujqësisë, tekstilet janë një tjetër sektor që do të mbështeten me financim nga Banka e Zhvillimit. Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë......

Çikopana: Brenda vitit 2026 përfundon regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në të gjithë vendin!
Drejtoresha e Auditit të Brendshëm pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Erisela Çikopana njoftoi gjatë seancës dëgjimore në nënkomisionin për Auditimin e......

Tarifat e Trump për metalet hyjnë në fuqi - Kanadaja, Kina, Brazili janë vendet që ndikohen më shumë nga vendimi ri
Tarifat e Presidentit Donald Trump për të gjitha importet amerikane të çelikut dhe aluminit kanë hyrë në fuqi, në një përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e......

Gonxhja: Mbi 196 mijë pensionistë tërhoqën “bonusin e pranverës”!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se 196,114 pensionistë kanë tërhequr “bonusin e pranverës” në ditët e para......

Abuzimi me fondet e BE, shtohen kontrollet - Nga ARACHNE, te hetimet dhe ndjekja penale. Cilat janë masat e strategjisë së re?
Institucionet që menaxhojnë fondet e BE-së në Shqipëri do t'i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta për shmangien e abuzimeve të mundshme. Është hedhur për......

Cilat vende konsumuan “bukën” shqiptare? Në vitin 2024 eksportuam kryesisht drejt Greqisë, Kosovës dhe SHBA-së
“Scan Intel” ka analizuar edhe më herët përmes të dhënave të INSTAT eksportet e produkteve bazë “Made in Albania”, ndërkohë këtë herë është ndalur tek......