Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 12:12

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, në Shqipëri - Në fokus, reformat dhe negociatat për anëtarësimin në BE

Nga Kristi Ceta

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, në Shqipëri - Në

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar në vend.

Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi gjendjen e procesit të anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore dhe në drejtësi. Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve përmes rezultateve të mëtejshme, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit.

Ndër të tjera, Komisionerja do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren, Majlinda Dhuka dhe me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali. Ajo do të takohet gjithashtu me institucionet e pavarura shqiptare të drejtësisë, përfaqësues nga opozita, si dhe me organizata të shoqërisë civile.

Komisionerja Kos do t'u drejtohet edhe studentëve të Kolegjit të Evropës në Universitetit të Tiranës dhe do të flasë mbi rolin e shoqërisë civile dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Si pjesë e misionit të saj, Marta Kos do të vizitojë tre projekte të financuara nga BE në Elbasan, ku do të ndërveprojë me sipërmarrje sociale të mbështetura nga asetet e konfiskuara të krimit të organizuar, do të takohet me gra viktima të dhunës me bazë gjinore dhe do të diskutojë me studentë të rinj që janë pjesë e programit të shkëmbimit të shkollave në Ballkanin Perëndimor. Ky program mbështet mësimin ndërkulturor dhe dialogun mes vendeve fqinje.

Një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama është planifikuar për në 13 mars në orën 10:10.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat