320 mln lekë për rrjetin elektrik në Shkodër - OSSH hap tenderët, në fokus përmirësimi i furnizimit me energji në Velipojë
Me një fond limit prej 321 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur dy procedura tenderuese, me fokus investimin për përmirësimin e rrjetit elektrik në rajonin e Shkodrës.
Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për zonën e Velipojës, si një zonë e rëndësishme turistike në vend. Për këtë projekt, fondi në dispozicion është 204 mln lekë dhe ka në fokus ndërtimin e një linje të re tensioni të mesëm 20 kV nga nënstacioni i Velipojës deri në disa kabina furnizuese në zonë, përfshirë edhe mbikalimin e lagunës.
Projekti i dytë, me vlerë 117 milionë lekë, parashikon rikonstruksionin e një segmenti të rrjetit ekzistues të fiderit F15, si dhe ndërtimin e një fideri të ri 20 kV, F3, nga nënstacioni “Shkodra 2”. Ky investim do të përfshijë gjithsej 14 kabina elektrike, me një gjatësi linje prej mbi 11 km.
Më herët, administratori i OSHEE Group Enea Karakaçi ka bërë me dije se investimet në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike arrijnë në 70-80 mln euro në vit. Sipas tij, me fondet që janë në dispozicion synohet që secili rajon të mbulohet me investime, teksa së fundmi një fokus të veçantë kanë patur zonat turistike, duke synuar përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji.

Hapet programi i vetëpunësimit - Të rinjtë me ide të reja biznesi, financim deri në 1 milionë lekë
Të rinjtë e papunë, që kanë një ide të qartë për një biznes të ri, tashmë kanë një mundësi konkrete për ta vënë atë në zbatim. Programi i vetëpunësimit, i......

7,901 shqiptarë u kthyen nga Evropa në 2024 - Ndryshon profili i emigracionit. Kthimet e shtetasve për arsye ligjore apo deportimi, në rënie
Gjatë vitit të kaluar rezultojnë të jenë kthyer më pak shqiptarë nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave nga Profili Vjetor i......

Vera mbaroi, por “bregdeti” në krizë për punonjës - AKPA: Në ditët e para të shtatorit, mbi 20 kërkesa për staf shërbimi
Edhe pse sezoni turistik ka hyrë në javët e tij të fundit dhe flukset e turistëve kanë filluar të bien ndjeshëm, baret dhe restorantet në zonat bregdetare......

Gratë punojnë, burrat drejtojnë agrobizneset - Trendi po ndryshon, rritet ambicia e gjinisë femërore për të menaxhuar
Bujqësia konsiderohet burimi kryesor i të ardhurave për popullsinë rurale në Shqipëri. Por tradicionalisht gratë kanë qenë të diskriminuara në këtë sektor,......

Nga krimi në shërbim të grupeve vulnerabil/ AAPSK prezanton projektin “PUBLIK” – Një hapësirë arti dhe edukimi në një pronë të konfiskuar
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) shpall hapjen e projektit “PUBLIK”, një iniciativë e veçantë që shndërron një......

Kryeministri i ri francez përballet me protesta masive - Lecornu merr detyrën mes thirrjeve për bllokimin e rrugëve, aeroporteve
Kryeministri i ri i Francës, Sébastien Lecornu, po përballet me një krizë të menjëhershme politike dhe shoqërore, pasi protesta të mëdha janë paralajmëruar......

“Protestat e dhunshme, ndikim në ekonominë serbe” - Ministri i Financave: Investitorët po largohen, qytetarët shpenzojnë më pak
Skenat e dhunshme në Serbi gjatë dhjetë muajve të fundit kanë pasur një ndikim "jo të vogël" në ekonominë kombëtare, deklraoi Ministri serb i Financave,......

Nga karburanti, drejt së gjelbrës - Janar-Gusht 2025, rritet me 78% numri i mjeteve elektrike
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të përdorimit të mjeteve green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për......