Shqipëria Postuar më 14 Maj 2026, 13:11

14 mijë matësa inteligjentë të rinj - OSSH hap tenderin me fond 432 mln lekë, përfshihet Tirana dhe Durrësi

Nga Ola Mitre

14 mijë matësa inteligjentë të rinj - OSSH hap tenderin me

Me një fond limit prej 432.3 mln lekësh, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për instalimin e sistemit të matjes inteligjente te konsumatorët fundorë, në sistemin e matjes së bilancit të energjisë në kabinat elektrike të tensionit të mesëm dhe të ulët (TM-TU), si dhe integrimin e tyre në platformën e matjes së kompanisë.

Procedura është shpallur nga Drejtoria Rajonale e OSSH Durrës dhe parashikon instalimin e matësave inteligjentë në rajonet Durrës dhe Tiranë, në vijim të strategjisë për zëvendësimin e sistemit analog të matjes me teknologji inteligjente.

Sipas dokumenteve të tenderit, projekti përfshin instalimin e 15 paneleve inteligjente të matjes në kabina TM-TU dhe 14,035 matësve inteligjentë për konsumatorët fundorë. Nga këto, 3,192 matësa do të instalohen në konsumatorë me matje direkte, ndërsa pjesa tjetër në konsumatorë fundorë që furnizohen nga kabinat ku do të vendosen sistemet e reja të matjes.

Sipas OSSH, projekti lidhet me vazhdimin e investimeve të mëparshme në sistemin inteligjent të matjes. Në vitin 2023, në rajonin e Durrësit janë instaluar 1,752 sisteme inteligjente të matjes së bilancit në kabinat TM-TU, ndërsa gjatë vitit 2024 janë instaluar 848 matësa inteligjentë për konsumatorët fundorë që furnizohen nga këto kabina.

OSSH argumenton se zgjerimi i sistemit inteligjent të matjes lidhet me nevojën për të rritur eficiencën e rrjetit, për të përmirësuar monitorimin e konsumit dhe për të reduktuar humbjet e energjisë, veçanërisht në zonat me konsum të lartë.

 

Ndrysho madhesinë
Aa

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat